Arjan Konomi

Arjan Konomi

Gjeopolitik deri në detaj… Karriera e Arjan Konomit ka nisur në Itali ku atje ka filluar ta ushtrojë gazetarinë për herë të parë e pas disa vitesh publikimesh atje krijoi kontaktet edhe me shtypin shqiptar. Publikime ta shumta në revistën gjeopolitike “Limes” (botimi intelektual i së përditshmes \"La Repubblica\"), ku prej vitesh është edhe anëtar i Këshillit Redaksional të saj, krahas intelektualëve më me emër në Itali. Arjanin e kemi parë në televizionin italian “Rai” në një panelin e emisionit “Pinoçhio”, të drejtuar nga gazetari i famshëm italian Gad Lerner, ku debatonte për çështjen e Kosovës me politikanët më të lartë të Italisë, ku ndër to mbahet mend debati me kryetarin e Lidhjes së Veriut, Umberto Bossi. Këtë të fundit Arjani e vuri me “shpatulla pas muri” dhe e detyroi të kërkonte falje para miliona teleshikuesve, kur ai (Bossi) shtrembëroi historinë e Kosovës në favor të serbëve. Me Kosovën ka një lidhje të veçantë, duke qenë se në kohën e represionit serb ka qenë pikërisht në Drenicë, në zonën më të nxehtë dhe ka qenë gazetari i vetëm shqiptar që ka shkelur territorin e Kosovës, para se të fillonte sulmi i Nato-s, duke rrezikuar jetën prej milicisë serbe. Shkrimi tij mbi UÇK-në do të ishte i parë në Europë që hidhte dritë mbi ushtrinë çlirimtare, duke analizuar edhe se si do të ishte e ardhmja e saj politike, e mbi të gjitha, që nuk do të përdorte terrorimin si mjet për arritjen e qëllimit; çlirimit të Kosovës. Ka qenë referues në dhjetra konferenca në mbarë Italinë, në nivele të larta pjesëmarrjeje, ku ka mbrojtur me forcë çështjen e shqiptarëve në Ballkan. Në Shqipëri, Arjani ka punuar si këshilltar i Presidentit Moisiu për Marrëdhëniet Publike dhe mediat. Aktualisht është drejtor i revistës “Shqip” dhe ka bërë dy publikime në Itali me titull “Nga Shqipëria e dytë tek Panalbania” dhe “Lufta sekrete e kapove të Tiranës dhe Prishtinës”.

  • - Kur shteti 'vret'  (12 vite më parë)
  • - Regjistrimi, Kombësia dhe Feja  (12 vite më parë)
  • - Larg apo afër Europës?  (13 vite më parë)
  • - Kotësia e akuzave korruptive  (13 vite më parë)
  • - A jemi ne politeistë?  (13 vite më parë)
  • - Ç’ta bëjmë piramidën?  (13 vite më parë)
  • - Pse nuk kemi turizëm  (13 vite më parë)
  • - Sportistë me bukë me vete  (13 vite më parë)
  • - Shantazhi i urisë  (13 vite më parë)
  • - 'Sex&City' made in Albania  (13 vite më parë)
  • - Miti amerikan i shqiptarëve  (14 vite më parë)
  • - Kosova-Shqiperia e Dyte  (14 vite më parë)
  • - Shteti dhe kombi kosovar  (14 vite më parë)
  • - Kulturë kafenesh  (14 vite më parë)
  • - Histori Shqiptarësh  (14 vite më parë)
  • - Në kërkim të identitetit  (14 vite më parë)
  • - Impakti i nje reality show  (15 vite më parë)
  • Opinioniste

    Mendim i Lire

    Reklama

    Prona ne Tirane

    Foto Flickr

    Reklama