Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Impakti i nje reality show

Shkruar nga: Arjan Konomi  
Botuar më: 15 vite më parë

Arjan Konomi
Impakti i nje reality show

Gazeta Panorama

Çfarë është për një gazetar si ju të jesh opinionist në një reality show si “Big Brother”?

Është një pyetje inteligjente. Përpara se të them se çfarë do të thotë po të tregoj një detaj. Para një jave isha në Austri pasi fitova një konkurs ndërkombëtar gazetarie për çështje rajonale. Kur u thashë organizatorëve të një fondacioni të njohur botëror se të shtunën nuk mund të qëndroja dhe arsyen pse, ata mbeten të çuditur dhe buzëqeshën nga fakti se duhet të isha në Big Brother. Normalisht mbeta pak keq dhe kur u shpjegova sesa interesante ishte të ndodheshe në këtë pozicion dhe çështjet që duhen diskutuar për publikun ata ndryshuan mendje. Të kthehem tek pyetja. Është tema më interesante që më ka ndodhur në jetën time. Unë jam marrë për vite të tëra me gjeopolitikë në Itali. Kam shkruar dhjetra shkrime, kam marrë pjesë në shumë programe televizive politike, radio e konferenca, kam punuar si Këshilltar me Presidentin Moisiu për marrëdhëniet publike dhe mediat, kam drejtuar disa revista e aktualisht Revistën “Shqip”, por më beso nuk kam patur ndonjëherë një eksperiencë kaq të veçantë e kaq interesante.

Të diskutosh mbi marrëdhëniet e disa të rinjve të mbyllur nga bota në një shtëpi, mbi përplasjet e mentaliteteve të tyre, të shpjegosh apo të justifikosh qëndrimet e tyre apo debatet që krijohen, të shprehesh mbi problemet e tyre sociale, që janë dhe të shoqërisë sonë është me të vërtetë shumë e bukur. Por aq sa është e bukur është edhe e vështirë, e kjo qëndron se disa herë duhet të nxjerrësh një thelb disa gjëra që duken shumë të thjeshta apo nga detaje të jetës së përditshme. Shpesh më duken si një laborator i jetës njerëzore e pikërisht kjo e bën edhe më të përgjegjshme atë çfarë thua.

A ishte e vështirë përballja me kamerat dhe mungesa e një skenari për ju?

Mund të them që nuk është e lehtë. Në fillim sidomos kur ndizej projektori i fuqishëm që do të thoshte se tani po vjen radha jote, ndieja sikur me zbriste gjaku në trup. Unë jam mësuar me konferenca që kur flas duhet të ndjek sytë e të tjerëve. Kurse aty unë flas si me veten time, se për shkak të ndriçimit të fuqishëm nuk duket asgjë përreth.

Nuk është si në një debat televiziv që të përfshin biseda dhe t’i harron se ku je e ndjek llogjikën e një debati. Aty të bëhet një pyetje dhe je si në provim. Na ruajnë me fshehtësi çdo detaj. Arbana më kujton zyshen e matematikës, vetëm se është shumë më e këndshme dhe di me mjeshtëri të të vendosë rehat me komunikimin e saj. Por me kalimin e kohës mësohesh edhe me kamerat e gjërat bëhen më të lehta.

Në mbarim të këtij programi si mendoni, a ishin personazhet e zgjedhur ata që me të vërtetë e meritonin apo do kishit dashur të shikonit ndonjë stereotip tjetër?

Mendoj se ka qenë një mjeshtëri e madhe zgjedhja e personave që hynë në shtëpi. Unë nuk kam qenë pjesë e kësaj përzgjedhjeje, por sinqerisht më kanë pëlqyer shumë të gjithë. Secili ka patur një karakter apo tipare personaliteti që e dallonin nga të tjerët dhe përfaqësonin një botë të tyre. Ishin si personazhet e një filmi për të cilët regjisorë e skenaristë punojnë muaj të tërë për ndërtimin e karaktereve të tyre. Ata edhe të ndryshëm përfaqësojnë një pjesë të shoqërisë shqiptare, biles një pjesë të mirë të shoqërisë për shkak të cilësive të tyre e jo të vlerave.

Dallimin midis cilësive dhe vlerave unë dëshiroj ta bëj të qartë mirë, se edhe pse në pamje të parë duket se janë e njëjta gjë, realisht kanë ndryshim. Vlerat janë individuale dhe i duhen njeriut në jetë për arritjen e qëllimeve të tij. P.sh, nëse një njeri ka kulturë apo është shumë i zoti në shkencat ekzakte, por mua dhe ty pak na hyjnë në punë njohuritë matematike të dikujt. Na intereson më tepër se çfarë ai paraqet për ne. Dhe këto janë cilësitë që lidhen pashmangshmërisht me karakterin dhe formimin, e që i duhen njeriut për të jetuar në shoqëri e për të qenë i vlerësuar nga ajo.

Sa orë në ditë shikonit “Big Brother” në mënyrë që më pas të komentonit dhe analizonit sjelljet e tyre?

E ndjek më shumë sesa do të më duhej për komentet që bëj në studio. Kjo sepse më tërheq. Ka patur një rrjedhshmëri llogjike në zhvillimin e ngjarjeve që e ka bërë interesant me të vërtetë. Gjithashtu nuk dua të humbas asnjë debat apo bisedë që ata bëjnë. Kam një kuriozitet maksimal të dëgjoj mendimet e tyre, sepse tek ata shoh si do të diskutonin disa të rinj që janë mbledhur edhe në një kafene apo në një darkë. Bisedat e tyre kanë qenë me të vërtetë interesante.

Kanë diskutuar për tema që trajtohen ende në shumë vende të zhvilluara që ndoshta të flasësh për to në realitetin shqiptar, e aq më tepër në një show argëtues, është me të vërtetë interesante. E në shumë raste më interesante sesa t’i dëgjosh të diskutohen nga politikanë apo intelektualë. Ata kanë qenë shumë të emancipuar në këtë drejtim, pavarësisht mendimeve apo opinioneve që jepnin. Ndonjëherë është e rëndësishme të diskutosh, pavarësisht nëse ke të drejtë apo gabon. Shumë herë kur janë tema të vështira si klonimi, dënimi me vdekje etj, them ah si nuk jam aty të thosha edhe unë diçka.

Thuhet që ju u zgjodhët nga autorja italiane e këtij programi në mes shumë kandidaturash. Çfarë mund të ketë pëlqyer ajo tek ju?

Nuk e di. Duhet të pyesni atë e do më shuanit edhe mua një kuriozitet. Shpresoj që të ketë mbetur e kënaqur me mua dhe të kem justifikuar besimin e saj e të organizatorëve të këtij formati gjigant.

Keni qenë shumë i kujdesshëm në gjykime duke mos fyer askënd. Në fakt keni mbajtur për vete gjykime që do të kishit dashur t’i ndanit me publikun?

Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë që t’i fyej dhe nuk kam dashur ta bëj këtë, sepse ata janë njerëz të thjeshtë dhe nuk kanë pretendime për më shumë. Dhe nga pozicioni im mund t’i lëndosh kollaj, por nuk kam dashur të përfitoj nga kjo. Të mendosh që janë aty për me shumë se tre muaj, dhe për më tepër 24 orë në vëzhgimin e kamerave.

Unë edhe kur kam dashur të them diçka kritike e kam bërë këtë mes pyetjeve, pra duke mos shprehur gjykimin tim. Me pyetjet e mia kam dashur që të nxjerr në pah për publikun edhe anë të tjera që ata nuk i kanë shprehur, apo nuk kanë qenë të qartë. Si të gjithë njerëzit edhe ata mund të gabojnë. Problemi nuk është se gabojnë, problemi qëndron nëse bëjnë të njëjtin gabim dy herë.  

A keni krijuar marrëdhënie miqësore me banorët që tashmë kanë dalë dhe a kanë patur ata ndonjë vërejtje për ju?

Marrëdhënie miqësore nuk kam krijuar, edhe pse një ditë takova rastësisht një grup të madh të tyre në një lokal në qendër dhe piva një kafe me ta. Vërejtje për mua ka patur Aida dhe vlerësoj faktin që ma bëri në spektakël në lidhje më një pyetje që i kisha bërë për vëllain e saj. Aidën e kam vlerësuar shumë në momente të ndryshme, të cilat ajo nuk i ka dëgjuar sepse ka qenë brenda shtëpisë.

Vërejtje ka patur edhe Juna por këtë e lexoja në një intervistë të saj në një të përditshme. Më kishte quajtur “zëdhënës të mediokritetit” e këtu e ka patur fjalën për Adelajdën edhe pse pyetjet që i bëra unë ishin në lidhje me ato fjalë që ajo ka shprehur gjatë qëndrimit në shtëpi dhe më bënë shumë përshtypje. Një konsideratë e madhe për veten edhe pse gjatë qëndrimit të saj në shtëpi nuk na dha asgjë përveç veprimeve banale. Juna është i njëjti nivel me Adelën pavarësisht se janë dy botë të ndryshme. Ndryshimi i madh mes tyre qëndron në faktin se Adela është e ndërgjegjshme për çfarë është dhe do të ndryshojë, kurse Juna është shumë e kënaqur me veten e për këtë arsye ka për të mbetur në nivelin mediokër gjithë kohës. Besoja se ajo do të reflektonte nga ato çfarë i thashë unë.

A janë personazhet e një programi si ky, jetëgjatë apo janë të destinuar që të harrohen shpejt nga publiku?

Jo të gjitha do të jenë jetëgjatë. Varet edhe nga aftësitë e tyre sesi do ta menaxhojnë këtë popullaritet të tanishëm. Por le t’i lemë të gëzojnë këtë famë të tanishme përsa e shkurtër mund të jetë ajo. E pse jo le t’i bëjmë të ëndërrojmë e të shpresojnë. Edhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Jeta do të ishte një dëshpërim i vërtetë nesë nuk do të kishte shpresë për të bërë diçka.

Për kë parashikoni një të ardhme si një personazh publik i mirëfilltë?

Nuk di të të them. Unë jam gazetar dhe jo njeri i spektaklit. Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta dinë ata që merren me kasting apo regjisorët.

Kanë mbetur katër finalistë, na jepni ndonjë koment për secilin prej tyre, pse ata e meritojnë që të fitojnë “Big Borther”?

Që të katërt finalistët e kanë merituar të jenë në finale. Në finale mund të ishin edhe shumë banorë të tjerë por ndryshimi i tyre qëndron se këta të katërt kanë ditur ta bëjnë për vete publikun, duke shprehur më qartë personin që ata janë apo duke prekur ndjenjat emotive të publikut. Qetsori, Adi, Adelajda dhe Bjordi e meritojnë finalen edhe pse për arsye të ndryshme nga njëri tjetri.

A ka ndodhur ndonjë incident para, gjatë apo mbas transmetimit që nuk është parë nga teleshikuesit?

Incident nuk ka patur për fat të mirë. Aty punojnë një ushtri me njerëz dhe detyrat janë të qarta e të ndara mirë. Është si një ndërrmarje gjigante ku opinionisti është një i humbur që nuk di nga të sillet e kujt t’i drejtohet. Kujtoj vetëm një detaj gjatë këtyre javëve të fundit. Telefonata e Bjordit me babain. Nuk pati atë efektin që pritej të kishte sepse nuk përcolli emocionin që duhet të mbartte.

Ju kemi parë që jeni kujdesur shumë për lookun tuaj duke e vlerësuar ekranin në maksimum. Për kuriozitet sa keni shpenzuar për veshjet?

Më pëlqen kjo pyetje sepse lookut i kushtoj rëndësi pa e ekzagjeruar. Kur do të niste programi më thanë se veshjet do të ishin të miat dhe të them të drejtën më trembi ky fakt se për afro katër muaj spektakël bëhet një problem. Një pjesë të veshjeve i kisha nga koha kur punoja si këshilltar i presidentit dhe i nxorra nga dollapi. Bleva edhe të reja. Nuk e di sa mund të kem harxhuar por jo pak. Nuk dua ta di as vetë totalin se ndihem më mirë kështu derisa bankomati nuk më është bllokuar akoma. Ajo që më pëlqen është se kam arritur t’i ndërroj veshjet në çdo natë dhe të mos kem patur të njëjtën veshje dy herë. Nëpërmjet ekranit përcillet jo vetëm fjala por edhe imazhi, e ky është një komponent i rëndësishëm. Shpresoj të jetë pëlqyer.

Mbas “Big Brother” do t’ju shohim sërish në tv, mbase me ndonjë program tuajin apo do vijoni t’i përkushtoheni gazetarisë së shkruar?

Nuk di asgjë. Ishalla kjo që thua ti është një urim i mirë. Di të them se do të më mungojë “Big Brotheri” dhe kam për ta ndier. Natyrisht që do të vazhdoj në gazetarinë e shkruar e të drejtoj Revistën “Shqip”, të cilën gjatë kësaj kohe sikur e kam lënë në plan të dytë. Puna në revistë ka qenë ëndrra ime para se të mendoja që të bëhesha gazetar. E adhuroj si format dhe nuk do ta lija për asnjë plan tjetër. Por kisha dëshirë të ikja në një vend të largët.

Para disa muajsh kemi mësuar që keni qenë më Elsa Lilën në Kubë. Përsëri me të do të shkoni?

Pse jo. Pasioni për udhëtimet është një e përbashkët që kemi me Elsën dhe kemi vendosur që nuk do lëmë cep të globit pa shkuar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama