E Mërkurë, 25 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Letersia

Bashkekohore

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare. Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur: Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t'egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj. Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj. Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme. Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.

Nënseksionet

Agron Tufa 11 artikuj · Balade… Besjana Kurmeka 5 artikuj · Debore mbi asfalt… Mustafa Hoxha 16 artikuj · Pjesa e II. e Epopes Kombitë… Pellumb Kulla 14 artikuj · Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim… Fatos Kongoli 2 artikuj · Lekura e qenit II… Ismail Kadare 36 artikuj · Qyteti pa Reklama (kreu XX)… Alban Bala 11 artikuj · Këngë e dhimbshme… Dritëro Agolli 37 artikuj · Poemë për Babanë e për Veten (kënga e tretë)… Agim Doçi 9 artikuj · Qyteti pa Dashuri ….… Fatos Arapi 14 artikuj · Vdekja e Gjyshes… Besnik Mustafaj 5 artikuj · Borxhi i babait… Zhuliana Jorganxhi 2 artikuj · Eterit… Bilal Xhaferi 2 artikuj · Balade Came… Timo Flloko 8 artikuj · Gjumi eshte vdekje… Drita Çomo 13 artikuj · Ja ku erdhe perseri si vjet me pare… Mimoza Ahmeti 15 artikuj · Cila është veshja e preferuar e sezonit… Xhevahir Spahiu 14 artikuj · Jetë… Bardhyl London 23 artikuj · Bilanc… Dhimitër Xhuvani 1 artikuj · Porti i loteve Teodor Keko 10 artikuj · Atdhe… Ervin Hatibi 7 artikuj · Poezia e Humbjes… Din Mehmeti 11 artikuj · Me lene e me marrin tere jeten… Edmond Tupja 20 artikuj · Ende jam… Prec Zogaj 4 artikuj · Ankim per nenen… Ali Podrimja 24 artikuj · Ali Podrimja… Jorgo Bllaci 6 artikuj · Plaku i urës… Arshi Pipa 7 artikuj · Nisje… Esat Mekuli 7 artikuj · A është fajtor Shqiptari… Hil Mosi 2 artikuj · Djali Shqiptar… Rexhep Qosja 1 artikuj · Vdekja me vjen prej syve te tille Petro Marko 6 artikuj · Tirana jetë-Stambolli… Abdullah Konushevci 14 artikuj · Përpjekje për t’i Zënë Konturet e Mbinjeriut… Ridvan Dibra 2 artikuj · Misteret e Muzgut (dialog)… Vath Koreshi 3 artikuj · Shtëpia Bethoven… Moikom Zeqo 4 artikuj · Gruas time… Jakov Xoxa 5 artikuj · Lumi i Vdekur (fragmenti II)… Kasem Trebeshina 9 artikuj · Qentë… Martin Camaj 13 artikuj · Hoqa Fletën e Librit të Parë… Anton Pashku 6 artikuj · Klithma… Azem Shkreli 15 artikuj · Ne rruge… Lluka Perone 3 artikuj · Bie borë… Vorea Ujko 3 artikuj · Në aeroport… Nazmi Rrahmani 2 artikuj · Rruga e Shtëpisë Sime (fragment)… Rudolf Marku 7 artikuj · Lezha Dikur… Sefulla Maleshova (Lame Kodra) 3 artikuj · Shtrëngata… Ilirian Zhupa 3 artikuj · Jo vetem gjethet… Jul Variboba 2 artikuj · Kanka e të zgjuarit…