Sa here

Sa here kaloj prane farmacive
nje gjethe plepi jam qe dridhet ne vjeshte
Oh ti mos hyfsh kurre e dashur ne to
duart e tua mos mbafshin asnje recete

Sa here kaloj prane spitalit
nje tel i brishte jam qe dridhet ne harpe
mos e shkelsh e dashur kurre kete rruge
mos e kalofsh e shtrenjte kurre ate prag

Sa here me kalojne prane ambulancat e urgjences
dridhem mos ke hyre ti ne ate dere
mos e degjofsh kurre ulerimen e tyre
mos e provosh kurre shpejtesine ere

Sa here kaloj prane varrezave
...............................................
Prane varrezave nuk kaloj ASNJEHERE!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama