Une jam i qete dhe i patrazuar

Une jam i qete dhe i pa trazuar
si nje njeri, qe kurre s'ka bere faj
Megjithese faj bera nga dita kur linda
e pasketaj.

Jam fare i qete
si nje budalla i lindur me syte penel piktori
qe zbukuron magjishem gjithçka
me ushqen optimizmi dhe humori

Jam tmerresisht i lumtur
aq sa habis kedo, sa transformohem ne adoleshent
pak dite me pare me kumtuan:
- Je i semure me kancer!

Tani jam mire fare, mrekulli
sepse sapo kapa fundin dhe e di se me keq s'ka me
Jam i qete, i lumtur, optimist
cigaren s'me keshillon kush ta le

Nga poshte gjithcka duket e madherishme
mjere ju,kundruesit e botes nga lart!
Me kancerin hije trupi s'qenka keq
si breshka ne shpine mbaj nje varr


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama