Letersia

Letersia

Letersia shqipe

Letersia shqipe eshte e lidhur ngushte me gjuhen dhe historine e popullit shqiptar. Ajo ndahet ne pese periudha kyqe: Letersia e Vjeter Shqipe, Letersia e Bejtexhinjve, Letersia e Rilindjes, Letersia e Pavaresise dhe Letersia Bashkekohore.


Letersia e Vjeter Shqipe:

Lindi dhe u zhvillua ne mesjete. Kjo letersi perfshin tre shekuj. Letersia e kesaj periudhe nuk mund te kuptohet pa pasur parasysh momentet historike qe Shqiperia po perjetonte. Megjithese ideologia sunduese ishte ajo fetare, shkrimtaret e kesaj periudhe shkruan edhe tekste mesimore e didaktike madje edhe krijime teresisht laike, si: “Gramatika” e Andrea Bogdanit, “Fjalori latinisht – shqip” i Frang Bardhit. Kjo eshte periudha e pese “B-ve”: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani. Ne shekullin e XVI u shkrua vetem “Meshari”, me 1555 nga Gjon Buzuku, i cili konsiderohet si libri i pare i shkruar ne shqip.Themi konsiderohet pasi letersia shqipe, sipas gjuhetareve, nuk kufizohet ne kete shekull. Shkrimi i pare dokumentohet ne vitin 1462 nga “Formula e pagezimit”. Duhet te kihet parasysh qe zgjedha osmane ka bere te pamunduren te zhdukte cdo gjurme te kesaj gjuhe e kulture, duke djegur cdo dokument qe vertetonte ekzistencen e saj. Per kete arrihet ne perfundimin qe gjuha shqipe ka ekzistuar edhe me pare se datat e dokumentuara, duke pare edhe gjuhen e rrjedhshme te “Mesharit”.

Letersia e Bejtexhinjve:

Lindi dhe u zhvillua ne shekullin XVIII. Pati nje perhapje te gjere ne qyetete ndryshme te Shqiperise si : Berat, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Prishtine. Kjo rryme nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare, por sidoqofte duhet konsideruar kontributi qe keta shkrimtare i dhane si gjuhes ashtu edhe kultures shqipe. Krahas temes fetare ata trajtuan gjeresishtedhe temen laike, duke i kenduar bukurise femerore, bukurise se natyres, punes, virtyteve te larta njerezore etj. Duke qene me afer popullit bejtexhinjte trajtonin tema te jetes se perditshme. Nder bejtexhinjte me te njohur ishin: Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku, Tahir Gjakova etj. Fjala « Bejtexhinj » rrjedh nga fjala turke « bejte » qe do te thote « vjershe ». Nga ana artistike jane per t ‘u vleresuar, pasi bejtexhinjte perdoren mjete shprehese mjaft origjinale. Ata perdoren kryesisht vargun teterrokesh. Shkrimet e bejtexhinjve u perhapen permes kopjimit me dore ose permes tradites gojore.

Letersia e Rilindjes :

Kjo letersi lindi nga mesi i shekullit te XIX e arriti deri me 1912, vit kur Shqiperia fitoi Pavaresine Kombetare nga zgjedha qe e kishte nenshtruar per pese shekuj. Kjo letersi ishte e frymezuar nga shpirti patriotik, evokimi i se kaluares heroike dhe deshira per liri.

Ishte kryesisht letersi romantike edhe pse nuk munguan vepra realiste apo vepra me drejtim iluminist. Shkrimtari me i shquar i kesaj letersie ishte Naim Frasheri. E njohur eshte kryesisht poema e tij „Bageti e bujqesi”, e cila pershkohet nga nje dashuri per natyren shqiptare e nje shpirt i ndezur patriotik. Shkrimtare te tjere te shquar te kesaj periudhe jane: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, A.Z.Cajupi, Ndre Mjeda, Asdreni, Pashko Vaso, Zef Serembe, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Sami Frasheri, Naum Veqilharxhi, Risto Siliqi, Mihal Grameno. Kjo letersi shenon lindjen e nje letersie te mirefillte artistike, e cila hedh edhe bazat e gjuhes letrare shqipe .

Letersia e Pavaresise:

Letërsia e Pavarësisë shqiptare lindi ne fund te shekullit XIX me Faik Konicen dhe u zhvillua ne gjysmën e parë të shekullit XX. Nder perfaqesuesit kryesore te kesaj letersie permendim: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Migjeni, Lasgush Poradeci, Haki Stermilli, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli, etj.Kjo letersi arriti t’u jape jete ketyre dy cilesive: krijimit te trajtave e strukturave të reja letrare, krijimit te vetëdijes letrare. Me vetedije letrare nenkuptohet karakteri estetik i letersise. Kjo letersi kerkonte qe qellimet t’i arrinte me ane te frymes kritike dhe jo himnizuese. Kjo shihet qarte ne veprat e Fishtes, Migjenit, Konices, Stermillit etj.

Letersia bashkekohore:

Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli boton nje seri romanesh. Nder shkrimtare me te njohur te kesaj periudhe permendim: Petro Marko, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi, Martin Camaj, dritero Agolli, Ismail Kadare, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Arshi Pipa, Lluka perone, Esat Mekuli, Vorea Ujko.


Poezi Dashurie

Plage dashurie

Gjendesh diku larg,qe as vete s'mund ta paramndoj,se kur do te kthehesh fati do ta percaktoj. Si mund te jetosh pa muakur te mundon vetmianjeriu me gjysem shpresekur i mungon dashuria. Ndoshta ke gjetur dikeper ty te mposhtur vetmineper te luftuar

17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Vetem per ty do te shkruaj

    Vetem per ty do te shkruaj

    Dora ime sdo te ndaletvetem per ty do te shkruajnje dite te vone do ta kuptoshse per ty me zemer vuajMergimtare je ne kete boteshum larg je pa mua syte per ty me pikojne lotmos harro kudo qe je "Te Dua"Te lutem kur te lexosh keto fjale kupt

    17 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Si Ndihem Pa Ty

    Si Ndihem Pa Ty

    Ku me ike ku humbe ku u tretenjë plage ne zemër me mbetenjë zjarr që kurr nuk shuhetnjë emër që perjete ruhet Se di c'me ndodh kur jam me tyKur me shikon me ata syKur me buzeqesh me ledhatonKoke e kembe ti me pusht

    17 vite më parë | Lexo më shumë »

Poezi

NE RADHE, TE PENSIONI

NE RADHE TE PENSIONI

Ne radhe cdo muaj te marrin pension,Ne radhe cdo muaj ndonjer i mungon,Si rrine ne radhe me shkopin mbeshtetes,Me radhe, me radhe largohen prej jetes,Pese lek eshet mbetur ne xhep te xhaketes.

9 vite më parë | Lexo më shumë »
  • DEBORE

    DEBORE

    I huaj ne vend tehuaj,As vete s 'di psevuajNe mendjecfares'bluaj!Deborebje, deborebje,Si ne qytetintim,Po s'diperse ne shpirt me shtjeKaqteperdeshperim.DeborebjedheerangrehShtellungafluturim.E shohmenge si dikur, dje,Dhendjejkaqmallengjim.Deborebjedh

    9 vite më parë | Lexo më shumë »
  • ME IKU SHOKU

    ME IKU SHOKU

    Me iku, me ikushokuim.Meiku ne Itali.KetefotografiMe la per kujtim.KubentebuzeqesheShoku im.Po ne syte, ne syte,Sa shumetrishtim...Fotografinembaj ne gjiDhe me troket ne zemer,Me flet per njeemer, per njenjeriQemundtashohinshtrember ne ltali.Emer qek

    9 vite më parë | Lexo më shumë »

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama