Njemije vjet keqardhje per shkornjen H

Pyeti presja: ç'ndodh kur takohen dy pykpyetje?
Përgjigjet kllapa: tri pikçuditëse.

Anton Pashku

I
Herioglife hidhërimi hanë hënë. Hulli
Hundorësh hapën Hunët e humbën humbellash.

Hepohen Hamletë harrakatë hamendjesh:
Huti hapat heq humnerash.

Hov e hidhem hamulloresh,
Hyj humbas në heshtje hithrash.

Hoje honesh historikë -
Hy e himne himerikë.

Hapen hallkat hapësisë:
Helenizëm.
Hurb harresa helm hazdisë:
Histerizëm.


II
Hordhi hardhucash - halë hakmarrje hipokrite.
Horizontit hungërijnë hymne hetite.

Hurdhë.

Hemoragji.

Hiçi hëngër hudhra hijesh hijerënda.
Hark i hapur hanxharonte hyjzit hëna.

Hajmali havasë harushat hapërdarë,
Huqe-holla si havjari mbi hoshmar.

Herë hare harbojnë hatullat e hirta,
Herë hollohet hink e hellit - hingëllima.

Hù haraçi, hurmë hendeku, hatà has,
Harpa hup hire hapash në hashash.


III
Huti hutat hir' i horës harrimtare!
Hyr e ha haje e hije hijerorje!
O haliç hallesh halldejase habertare!
Himene! hukamë harqesh humbëtorje.

Hamës humbësi horroresh: hosana!
Hekur han havan' i huaj: hosana!
Heralkitin honeps Hegeli: hosana!
Heraherë hidet janë Hidra: hosana!

Heshtin heshta e habitur harmoninë.
Hallvë hakmarrje hap hamshori me hanxhinë.
Hyn hajduti, hyn harbuti si harap -
Hartë e harxh hamalli hodhi në hesap.

IV
Heliocentrizëm. Humababa humbi hartës:
Hallat hallve horasani harrimegër.
Hungurijnë Hesperidet hymn Helladës
Dhe Hermesit: Huserl. Hajdeger.

Halë e hyjve hyjnizues - Hiroshima.
Hajku hupas hjek hise harakiri.
Hapsanë hanesh hem hutoresh has Harkovi,
Hunj harrimi heq hebreu: hime hiri.

Herr Halili hoje hejesh hajdutnisht,
Hapin hijshëm hedh hajatit pas Hyjrisë.
Hoshgjelden! - hundëzon Harambashi.
Hasta la vista! - heq harrimi hurbë hashashi.


V
Herë hero, herë hasëm hyqimeti,
Herë hutim, herë harrim hapësisë,
Herë hulli i hardhuar n'hall Hamleti -
Hijerore herë harlisur hajmalisë.

Himalajë, - hon heterash huamarrë,
Hordhi hindësh harrakatur, hapërdarë.
Hilozoizëm heraldik: hiperbolë.
Hipoteza - haku i humbjes: hekatombë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama