e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Bashkekohore

Drita Çomo

Nje nate shkurti te ftohte te vitit 1981, ne nje nga dhomat e spitalit onkologjik te tiranes, ndodhte nje skene e dhimbshme, teper e njohur ne keto mjedise: perbri shtratit te nje vajze te re njezetetrevjecare, qe ishte ne grahmat e fundit te jetes, nena e saj, e kerrusur nga brenga bente te vetmen gje qe shumica e te afermve e bejne ne kesi rastesh: i lagte buzet.

Skena ishte dicka e perseritur qindra here ne kete ndertese te trishte. E vecante ishte se te dera e dhomes se vajzes qe po jepte shpirt, nenen e mjeruar e prisnin ne kembe dy oficere te policise se fshehte shqiptare. Ata nuk e fshihnin padurimin, madje njeri prej tyre i tha gruas te shpejtonte.

Gruaja kerkoi te rrinte dhe pak, por shoqeruesit, fare shperfilles, e urdheruan haptas te ngrihej.

Te dera ajo beri perpjekjen e fundit: "Une njoh Nexhmije Hoxhen. Me lejoni t'i telefonoj. Ajo eshte nene dhe do me kuptoje".

Rojet qeshen me ze te larte:"Si shume e lart e vrake

Dashke te shqetesosh edhe shoqen Nexhmije. Nuk thua faleminderit qe te lame dhe kaq".

Gruaja uli kryet dhe doli.

Vajza qe jepte shpirt ne spitalin onkologjik ishte Drita Como, nje nga letraret me interesante te brezit te vet, por ne ate kohe krejt e panjohur, per arsyen e thjeshte se te atin e kishte ne burg dhe nenen ne internim.Per ata qe e shihnin, ishte thjesht nje vajze teper e bukur, pakez e trishtuar. Ne udhen e jetes se saj i kishin dale heret, teper heret, dy nga perbindeshat me te zez te kohes:diktatura dhe kanceri.
Nena , e cila nuk arriti dot t'i bindte rojet per ta lene edhe pakez me shume ne krye te vajzes, kishte qene vite me pare nje nga grate me te njohura e te fuqishme te vendit, anetare e Byrose Politike, portretin e te ciles e mabnin njerezit ne duar, ne festat e paradat e nje Majit.

Artikujt

Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq largPo ndoshta dhe s'dua te jem me tyKy qiell gri... Ne shpirt- kaq akullKaq ftoht…

Vjeshtes

Ajo vjen gjithnje me lot ne syDhe druret dhe qiejt zbehen, perlotenPastaj tok me eren uluri, uluri-Duket siku…

Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikinIkin e ikin rete neper shi...Une pres te shoh pas reve pak qiellAshtu sic pre…

Muzg

Ne rruge zbriten ngadale hijetHijet po afrohen tek xhamatMuzgu te ngjall cdo lloj ndjesieVaret nga rrethanatP…

Mars

Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbullMbuluar me lule te bardhaNe sfondin e cveshur si nje enderr humbenPerf…

Dashuria - Poezi

Dashuria eshte ajo pisha e gjelberqe lekundet nen qiellin me heneQe ngrin ne te ftohtin e janaritSi nje deshi…

Gjyshes

Niobe fatkeqe ngurosur nga dhimbjaC'zemerim perendish mbi supe te raC'hyjneshe ke fyer me lumturine tendeQe p…

Nate pa gjume

Mbreme prape nata ish e qetePermbi pisha erresira raNxorri koken hena qe nga retePo askujt asgje ajo s'i thaP…

Vetmia

Vetmia eshte zilja e telefonitDhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeterVetmia eshet e diela e zbrazetMe biseda…

Shi

Shiu perplasi mbi xhama trishtiminShiu perplasi ne xhama merzineShiu i lagu te gjitha mendimetPer ditet qe ik…