Olsi Jazexhi

Olsi Jazexhi

Për ata që nuk e njohin, Olsi Jazexhi ka lindur në Tiranë dhe jeton prej shumë kohësh në Kombinat. Ai është arsimuar në Kuala Lumpur të Malajzisë në degën e Komunikimit Masiv dhe është master në Historinë e Qytetërimit Osman. Me origjinë, rrjedh nga familje aristokratike muslimane toske, nga Devolli i Korçës dhe Gardhiqi i Gjirokastres. Fushat e interesit të Olsit mbulojnë historinë e Shqipërisë në Perandorinë Osmane, Lindjen e Mesme, Indinë, tezat e Dialogut te Qytetërimeve dhe Komunikimin Ndërkulturor. Ai ka patur rastin të vizitojë shumë vende në Orient që nga Arabia Saudite deri Tailandën, Algjerinë, Singaporin, Turqinë etj. Ndërsa specializimi i tij i Masterit të parë i është dedikuar Pashallëkut të Shkodrës nën Bushatllitë nga era e Mehmet Pashë Plakut 1757 deri në erën e Mustafa Bushatit II më 1831. Përveç leximeve historike, Olsi që është besimtar musliman, është i interesuar edhe në historinë e feve dhe presionin kulturor që bëhet kundër muslimanëve në Ballkanin e këtyre një qind viteve të fundit, për t\'i konvertuar në të krishterë apo për t\'i poshtëruar. Duke qënë aktiv në mediat shqiptare ai shkruan herë pas here në to dhe është aktiv në debatet mbi historinë, politikën dhe mënyrën sesi mendja shqiptare përceptojnë botën e gjerë sot.

  • - Punë Kurvash!  (10 vite më parë)
  • - Qerbelà në Gazà  (15 vite më parë)
  • Opinioniste

    Mendim i Lire

    Reklama

    Prona ne Tirane

    Foto Flickr

    Reklama