Poemë për Babanë e për Veten (kënga e tretë)
S'e thur poemën aq të gjatë, Me vargje si litarë, Se kushedi e gris im atë Dhe dredh me të cigare. Nga kjo po…
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
Marre nga : www.letersia.fajtori.com/Letersi
S'e thur poemën aq të gjatë, Me vargje si litarë, Se kushedi e gris im atë Dhe dredh me të cigare. Nga kjo po…
O brezi im u vrenjte herët Në rrugën e mjerrimit; Ti pe të parën ditë të errët, Të parën të pushimit Ti s'e m…
Im atë tokën shumë e donte Siç donte nënë e grua Për tokën lodhej dhe rëkonte Dhe djersën derdhte krua Kur pl…
Anthulla, pasi dëgjoi një përmbledhje të shkurtër të përshkrimit të udhëtimit nëpër Greqi dhe pjesërisht në T…
Tregojnë se plaku Mere njëherë kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerëzit betohen se kjo që rrëfehet në…
Nuk kisha dëshirë të shkoja në asnjë zyrë. Isha lodhur duke ndenjur në kolltuk para shokut Zylo. Veç kësaj, m…
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtëE mbylla dhe derën që rrinte e hapurPër lajkatarët, për rrenacakët e…
E vetmuar ti, i vetmuar unë Nga e diela deri tek e diela. S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë Dhe sikur…
Ajo u vërtit lakuriqSi pata e bardhë në lumë;Këndonte hutini në vidh,Bretkocka fërkohej me shkumë. Më humbi n…
Më ndodh sikur s'jetoj në vendin timPo në një vend të huaj dhe të largëtNë një qyetet me buba dhe me minjMes…
Dikur na bridhte qiejve një shi,Që veç poetët çmendte po t'i lagte.Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,Poetët…
Ku shkund gurët qafë e shpatit, Mardhur bore, djegur vape, Mbushe, xha Selimi i Bratit, Dy hejbe me këngë lab…
Ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o plazh ?Të gjithëve rrobat si fletët e pemëve ua hoqe, I le lakuriq, i shtriv…