Liqeni
Në këtë seksion: Bashkekohore · 437 artikuj ↓
Flas me ty
Ti hesht e luan me valë.
Ti s'je më syri
Im as loti i saj.
Flas me ty
Ti shikon pulëbardhat.
Për Shën Naumin
Paske zemër t'gjerë
Flas me ty,
Ti kotesh mrekullie.
Më vjen të zbres në fund t'fundit
Të vdes i gjelbërt me algjet.