Hotele Shqiptare

Hotel Mario Resort

Ky hotel gjendet rreth 2 km nga qendra e qytetit ne rrugen mes Sarandes dhe qytetit antik te Butrintit dhe eshte ndertuar i futur ne shkemb ne brigjet e detit Jon. Hoteli eshte mjaft i ri ndertuar ne vitin 2004 nga arkitekte, inxhiniere dhe ndertues turq. Te gjitha dhomat ofrojne pamje deti me ato ballore qe kane edhe ballkone nga mund te shijohen keto pamje edhe me mire. Hoteli krenohet me mundesine qe u ofron klienteve per te ndenjur ne nje mjedis te pazakonte si dhe specialitetet e shumta qe ofron kuzhina e tij. Ne kuzhine jane te punesuar shefa qe japin mesim ne shkollen e pergatitjes se kuzhiniereve ne Sarande. Nje risi kur mendon qe shumica e hoteleve te Sarandes mezi ofrojne mengjes ne ambjentet e tyre. Ne Hotelin Mario Royal Resort ju garantohet jo vetem nje qetesi e plote por edhe ushqim dhe sherbim cilesor.
Hotel Mario ka 36 dhoma nga te cilat 20 me dy krevate, 8 dopio, 3 treshe dhe 5 kateshe. Te gjitha dhomat jane mobiluar dhe zbukuruar me mjaft shije dhe perfshijne banjo me dush, ajer te kondicionuar, sistem ngrohje, TV, telefon dhe minibar.
Hoteli ka nje restorant me kapacitet 80 persona, nje dhome konferencash per 60 vete si dhe nje verande te mrekullueshme ne tarrace e pajisur me vende per gatimin e picave dhe mishrave te zgares dhe me pamje nga deti Jon. Restoranti ofron nje larmi gastronomike si tradicionale dhe mesdhetare. Tarraca eshte ideale per darka romantike dhe mbremje zbavitese me shoqerine. Hotel Mario ka vende te mbuluara parkimi per 10 makina si dhe parkim te jashtem.




Hotele te lira
Hotele Plazhi

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi