Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Me ne fund nje sukses shqiptar

Shkruar nga: Artur Zheji  
Botuar më: 9 vite më parë

Artur Zheji
Me ne fund nje sukses shqiptar

Qëndrimi i prerë i autoriteteve zyrtare shqiptare dhe mbështetja e plotë e opinionit publik korrën një sukses. Ndërprerja e kërkimeve në det të kompanisë norvegjeze, me urdhër të Qeverisë greke, është një hap i rëndësishëm përpara, për një Politikë të Re të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 

Veprimet nervoze, në fund të fundit të arsyetueshme, të Republikës helene që ndaloi ministrin e vet të Jashtëm të vizitojë Shqipërinë, vetë anulimi i vizitës së kryeministrit Cipras, nuk e ndryshuan qëndrimin shqiptar.

 

As edhe largimi i pakuptimtë i zotit Dule nga nënkryesimi i Kuvendit të Shqipërisë. As edhe ulërimat primitive dhe luftënxitëse të Mitropolitit Andreas, të cilat janë tashmë një jehonë e një kohe të perënduar.

 

Shqipëria dhe shqiptarët, ndoshta nuk janë më një Republikë bananesh. Ndoshta nuk jemi më një Republikë e supës, shërbyer në tasa alumini, e uritur për thërrmijat e mbetura në tryezat e zengjinëve të mbingopur.

 

Pavarësisht që jemi krejtësisht të papërsosur në shumë drejtime. Dhe jemi ndoshta të kredhur në një varfëri të skajshme dhe të pamerituar. Kemi humbur rrugës së transformimeve të mëdha shuma kode morale, por fatmirësisht kemi zhbërë edhe shumë të këqija, që buronin nga mizerja ekstreme ku zbarkuam mbas viteve ’90.

 

Por gjithsesi, duket se kemi nxënë edhe ca gjëra thelbësore. E mbi të gjitha, kemi hipur dy shkallë të rëndësishme më lart. Jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk kemi ngelur në klasë në sprovat europiane, pavarësisht rezultateve të pakënaqshme.

 

Së pari, kemi përcaktuar një aleancë të drejtë gjeopolitike. Si vullnet popullor, i lexuar mirë nga klasa politike shqiptare. Më kujtohen “incidentet” e vitit ’94, ku Berisha u la praktikisht i vetëm në “betejën” e tij gjeopolitike, që praktikisht i kushtoi shumë rëndë politikisht për një kohë shumë të gjatë. Në opinionin publik tonë të brendshëm dhe në atë europian, Shqipëria dhe Berisha u demonizuan. Sigurisht edhe për shkak të diletantizmit që Shqipëria kish atëherë në politikën e vet të jashtme, por padyshim edhe nga superioriteti absolut që Greqia zotëronte në ndërveprimin ndërkombëtar. Gjithsesi, aleancat e zgjedhura drejt dhe në vazhdimësi të pandërprerë, kanë sjellë frutet e tyre. Sot pra, nuk jemi më Askushi.

 

Së dyti, Shqipëria, edhe për shkak të pafuqisë së saj, nuk ka qenë asnjëherë në kërkim të aventurave ndërkombëtare. Por është përpjekur të mbrojë, gjithmonë e më pak keq, interesat e saja, të shitura dhe të shpërdoruara jo pak herë dhe fare lirë.

 

E pra sot, kemi më shumë legjitimitet kur kërkojmë që Drejtësia Ndërkombëtare të veprojë sipas ligjeve të saja, që nuk i kemi vendosur ne, por që i kemi respektuar ato saktësisht. Ndoshta nga pafuqia dhe mediokriteti, por e vërteta është se kështu ka ndodhur.

 

Së treti, kërkimet në Detin Jon dhe autorizimi i qeverisë greke për t’i zhvilluar ato, në mënyrë arrogante dhe në shkelje flagrante të së Drejtës Ndërkombëtare, janë veprime që nuk përputhen me dy standarde të reja.

 

Standardi i Parë, Shqipëria nuk është sot ajo që ishte një shekull më herët.

 

Standardi i dytë,Europa e sotshme është Europë edhe e shqiptarëve. Gjithmonë në respekt dhe në paanësi të së Drejtës Ndërkombëtare.

 

Është pra një Lajm i Mirë ky refleksion inteligjent i autoriteteve helene dhe padyshim një vlerësim për kryeministrin Tsipras, në reagimin e tij të deritashëm për ndërprerjen e kërkimeve në hapësirën e diskutueshme detare Shqipëri-Greqi.

 

Por edhe Rama nuk mori me këtë rast një dhuratë të vogël, në “kokëfortësinë” dhe rezistencën e rrëfyer. Pavarësisht kriticizmit dhe luftës së brendshme politike.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama