Suso Nese shenoje ndaj Juves kthehem ne shtepi ne kembe

Suso: Nese shenoje ndaj Juves, kthehem ne shtepi ne kembe

Ylli spanjoll i Milanit, Suso ka folur para ndeshjes derbi të fundjavës ndaj Juventusit, ku shpreson që skuadra të fitojë tri pikë ose së paku një pikë nga kjo ndeshje shumë e vështirë.

Milani e pret Juventusin të shtunën në San Siro në ndeshjen derbi të javës së 11-të të kampionatit italian, Serie A. Ky takim do të jetë shumë i vështirë, por Suso beson që skuadra e tij do ta fitojë.

Suso gjithashtu ka dhënë edhe një premtim të madh, për tu kthyer në shtëpi duke ecur nëse arrin t’i shënoj gol Juventusit.

“Ne kishim nevojë për fitore [ndaj Genoas] për të fituar besim. Kundër Juventusit duhet të tregojmë më shumë se po rritemi dhe po përmirësohemi”, ka thënë fillimisht Suso për mediat italiane.

“Ne e dimë se jemi një skuadër e fortë, duhet të japim 100 për qind, por fitorja ndaj Genoas do të na shërbejë mirë”.

“Kemi më shumë besim, të shtunën duhet të jemi kompakt dhe të luajmë si ekip. Pastaj sigurisht ne jemi në San Siro, stadiumin tonë”.

“Çdo gjë mund të ndodhë, ata janë shumë të organizuar dhe duhet të jemi të bashkuar kur ata kanë topin. Do të përpiqemi të luajmë dhe të marrim të paktën një pikë”.

“Mendoj se ata janë më të fortë se ne, nëse jo, do të ishim mbi ta. Ne duhet t’i mposhtim ekipet më të vogla në San Siro, dhe kjo mund të ndodhë edhe kundër ekipeve të mëdha”.

“Të gjithë duam të fitojmë të shtunën, por barazimi është minimumi”.

“Çfarë do të bëj nëse fitojmë? Do të shkoj në këmbë në shtëpi! Kuptohet se unë jetoj vetëm 50 metra larg nga stadiumi … Është e rëndësishme të fitojmë të shtunën”, përfundoi anësori spanjoll.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama