Teknologjia shkaterruese per femijet ja cfare kane paralajmeruar Bill Gates dhe Steve Jobs

Teknologjia shkaterruese per femijet, ja cfare kane paralajmeruar Bill Gates dhe Steve Jobs

Në intervistat e dhëna ndër vite të Bill Gates, Steve Jobs dhe prindër të tjerë të “Silicon Valley”, kupton që ata janë shumë të rreptë sa i takon përdorimit të teknologjisë nga fëmijët e tyre dhe koha u ka dhënë të drejtë. Një grup sociologësh dhe psikologësh deklarojnë se shenjat e para për efektet anësore të teknologjisë, veçanërisht të telefonave inteligjentë tek fëmijët janë dhënë vite më parë.

Joe Clement dhe Matt Miles, bashkë-udhëheqës të studimit kanë hedhur në një libër përfundimet e nxjerra nga puna disavjeçare.

Sipas tyre, fëmijët që përdorin pa kufizime rrjetet sociale kanë një mundësi 27 për qind më të lartë se të tjerët që e përdorin pak ose aspak këto rrjete që të goditen nga depresioni.

Një tjetër e dhënë alarmante është edhe fakti që në Shtetet e Bashkuara, vetëvrasjet mes adoleshentëve kanë njohur rritje që nga viti 2007, kur nisi përhapja masive e telefonave inteligjentë, për të mbërrritur në vitin 2016, ku numri i vetëvrasjeve ishte më i lartë se adoleshentët e vrarë.

Clement dhe Miles, në librin e publikuar deklarojnë se risqet i kuptuan të parët vetë themeluesit e Microsoft dhe Apple. Steve Jobs dhe Bill Gates kanë përsëritur vazhdimisht se nuk lejonin që fëmijët e tyre të zotëronin produktet që ata vetë kishin prodhuar.

Steve Jobs deklaronte në 2011, një vit para se të vdiste se kufizonte në maksimum përdorimin e iPad-it nga fëmijët e tij, ndërsa Bill Gates shprehej në 2007 se përveç kësaj ua lejoi telefonin vetëm kur mbushën 14 vjeç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama