Instagram tani edhe me video live

Instagram, tani edhe me video live

Pasi kopjoi historitë e Snapchat me Instagram Stories, Instagram po përgatitet për të futur dhe live video, njësoj si Facebook live, Periscope i Twitter dhe YouTube Live.

Kështu ka thënë kreu i Instagram, Kevin Systrom për Financial Times. Në fakt, muajin e kaluar, faqja ruse T Journal, nxorri disa video të shkurtra se si do të jetë një video live e Instagram, e cila po testohet në fshehtësi.

Por Instagram, nuk pranoi të fliste për të. Kompania ka kryer shpesh teste për karakteristika të reja me grupe të vogla përdoruesish. Testet, gjithësesi, nuk janë konfirmuar se do të bëhen zyrtare. Por e sigurtë që live video do të vijnë shumë shpejt.

Systrom konfirmoi se kompania po planifikon të sjellë live video për mbi 500 milionë përdoruesit e saj aktivë në muaj. “Live është shumë i pritur nga ne. Mendoj se do të zgjerojë ato që ne bëjmë. Nëse unë po përpiqem të forcojë lidhjen me dike që e dua, transmetimi i videove të tyre live do të jetë shumë e bukur për mua dhe do të jem më afër tyre”, thotë Systrom për Financial Times. Megjithatë nuk jepet një datë se kur do të publikohet kjo, por do të quhet “Go Insta”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama