Hotele Shqiptare

Hotel Arvi

Hoteli ndodhet pergjate bulevardit Taulantia ne zonen me te bukur dhe me te populluar te qytetit te Durresit.Godina 9-kateshe ofron nje pamje panoramike mbi det qe soditet nga te gjitha dhomat. Hotel Arvi, i nderuar ne vitin 2002 ofron pushime te mrekullueshme, fundjava te paharrueshme si dhe facilitete per biznese ne nje atmosfere argetuese perkundrejt çmimeve te arsyeshme. Hoteli ndodhet 1 km larg portit te Durresit, bashkise dhe qendres se qytetit. Ne nje distance prej 150 m ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri. Nga bulevardi Taulantia mund te perjetoni edhe shetitjen tradicionale te qytetareve durrsake pergjate bregut. Hoteli ka 42 dhoma te gjitha me pamje nga deti Adriatik. 14 dhoma jane dopjo, 21 dyshe dhe 7 jane suita. Dhomat kane nje dekorim te brendshem kontemporan, banjo, ajer i kondicionuar, mini bar, linje direkte telefonike dhe televizor satelit. Suitat kane banjo me hidro-masazh. Dhoma e konferences ka 80 vende. Restoranti ofron kuzhine italiane me menu te pasur me prodhime deti dhe shumellojshmeri gatimesh te ndryeshme te cilat sherbehen nga nje staf i kualifikuar.


Hotele Biznesi
Hotele Qyteti



Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi