Hotel Dinasty Rezidence



Bukurinë klasike, madhështinë dhe komoditetin mund ta gjeni të
ndërthurur në mënyrë perfekte në hotel Dinasty. Një ndër hotelet më të
mirë në Tiranë, që ofron madhështinë e artit evropian të Rilindjes. Në
mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, ju mund të shijoni kënaqësinë e
relaksit në çdo ambient. Gjithçka është ndërtuar për të krijuar
mjedisin ideal për t’u çlodhur dhe argëtuar.Një godinë 7 katëshe e
stilit klasik, që të mahnit me pamjen madhështore, të ofron rehatinë e
dëshiruar. Një staf i përgatitur që në çdo moment bën realitet dëshirat
tuaja. Menuja cilësore, muzika live, dhomat çlodhëse dhe ambjetet e
tjera si; night club , taverna apo salla e konferencave janë të
dispozicionin tuaj, për t’i bërë sa më të këndshme orët e qëndrimit në
hotel Dinasty.
Në hotel Dinasty do të gjeni 28 dhoma elegante dhe 6 suita luksoze, të
dizenjuara me stil. Hapësirë, ndricim dhe ngjyra të ngrohta për t’iu
ofruar klientëve qetësinë dhe relaksin që dëshirojnë. Një ambjent ideal
pë të pushuar, i pajisur me sistem qendror klimatizimi, internet
kabllor dhe ëireless, sistem satelitor televiziv, televizor LCD, sistem
alarmi dhe antizjarri, telefon, minibar, tavolinë pune, si dhe tualeti
me aksesorë modernë. Në dispozicion të klientëve është shërbimi 24 orë
që iu siguron gjithcka që kanë nevojë. Ne kujdesi që pushimi juaj në
hotel Dinasty të jetë një eksperiencë e papërsëritshme.
Restoranti është i stilit klasik vjenez. Ofron një kapacitet prej 130
personash. Një ambjent me ngjyra të ngrohta, me arredim dhe ndricim
perfekt, ideal për të zhvilluar koktelje mbresëlënëse, ceremoni të
rëndësishme apo edhe darka romantike. Stafi i kualifikuar është në
dispozicionin e plotë të klientëve, për të shërbyer me elegancë dhe
shpejtësi. Menuja është cilësore, tradicionale dhe internacionale.
Gjithcka që dëshironi ju ofrohet në pjata të përgatitura bukur dhe me
kujdes. Në restorantin e hotel Dinasty, ju mund të shijoni gatimet e
klasit botëror të kuzhinës.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti