Hotele Shqiptare

Hotel Brilant Antik

Megjithe pamjen e jashtme moderne te hotelit, i cili eshte ndertuar ne vitin 2005, hotel Brilanti kombinon ne brendesi te tij metodat tradicionale shqiptare te punimit te drurit dhe te gurit. Hoteli eshte ndertuar me pasionin e pronarit te tij per historine dhe traditen shqiptare. Ambienti i bar-restorantit permban nje vater zjarri 300 vjecare, nderkohe qe mobiljet jane punuar me dru lisi. Ne kohet tona , kur gjithshka po modernizohet, rralle mund te gjeni ambiente te tilla komerciale, si nje hotel, ku gershetohet cilesia, me tradicionalen. Hotel Brilanti eshte pikerisht nje shembull i tille, qe u jep klienteve te tij nje pamje mbi te kaluaren artizanale shqiptare. Hoteli ka gjithashtu nje vendndodhje shume te pershtatshme, vetem disa hapa larg qendres se Tiranes dhe shumices se atraksioneve te tij turistike. Pozicioni gjeografik i hotelit mundeson nje mbrojtje te klienteve nga zhurma e qytetit metropol, duke ofruar paqe dhe dhoma me komfort. Personeli i hotelit komunikon neanglisht, frengjisht, italisht dhe rusisht. Hoteli perbehet nga 7 dhoma funksionale, nga te cilat 2 jane dyshe, 2 dopjo, 1 treshe dhe 2 suita. Te gjitha dhomat perfshijne tualetin me kabinat e dushit, ajer te kondicionuar, ngrohje qendrore, TV, minibar etj. Dhomat jane te pajisura me mobilje prej druri lisi solid. Restoranti ofron guzhinen tradicionale shqiptare, si nje tjeter faktor qe ngre standartet e hotelit. Gjithçka ne restorant pregatitet e fresket. Personeli i hotelit Brilant eshte shume i perzemert dhe miqesor, i gatshem per t’ju ndihmuar, ne menyre qe te keni nje qendrim sa me te kendshem e shplodhes ne hotel.


Hotele Biznesi
Hotele Qyteti



Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi