Hotel Tirana International



Nje nder hotelet me prestigjoze dhe me te medhenj ne Shqiperi, me nje
vendodhje ne zemer te qytetit, ne sheshin Skenderbej, Tirana
International eshte konsideruar gjithmone si simbol i kryeqytetit. I
ndertuar gjate viteve te izolimit te Shqiperise, me nje nje arkitekture
imponuese te stilit socialist, ishte ndertesa me e larte e vendit deri
para disa vitesh. Per me teper perdorej eksluzivisht per delegacione
dhe turiste te huaj çka e bente nje vend misterioz dhe intrigues per
vendasit. Ne vitin 2001 ky hotel ju nenshtrua nje rikonstruksioni dhe
rimodelimi te plote cka e kthyen ate ne nje hotel 4 yjesh te
standarteve nderkombetare, por njekohsisht la te paprekur pompozitetin
e hapsirave qe e karakterizojne. Hotel Tirana International ka qene per
vite me radhe vendi i organizimit mbledhjeve te rendesishme si dhe nje
shtepi e dyte per shume biznesmene te huaj qe dine te vlersojne
sherbimin e shkelqyer qe ofron. Tirana International Hotel eshte nje
hotel ekzekutiv qe ofron: nje pamje magjepse te qendres se Tiranes,
sherbime te klasit te larte, qendren me te madhe te konferencave ne te
gjithe vendin si dhe shume sherbime te tjera te jashtzakonshme te
grupuara ne nje pakete te vetme. Hoteli ka 140 dhoma dhe suita të
rehatshme, dy kate ekzekutive, të dekoruara plot shije, lidhje
interneti në çdo dhomë ekzekutive, ekspres kafeje dhe pajisje tualeti
personale e bejne kete nje hotel te klasit me te larte. Duke filluar që
nga momenti i ardhjes në këtë hotel, sjellja e këndshme e punonjnësve
tanë, të cilët i janë dedikuar arritjes totale të kënaqësisë së
klientit, do ta kthejnë qëndrimin tuaj në Tirana International Hotel në
një eksperiencë të mrekullueshme. Shijoni kënaqësinë e Kuzhinës së
mrekullueshme Ndërkombëtare dhe Kuzhinën tipike Shqiptare, të
përgatitura nga Shefat e huaj & shqiptarë të Kuzhinës sonë. Provoni
Restorantin Pergola, i dekoruar plot hijeshi, me një verandë të madhe
për mbrëmje të mrekullueshme nën yjet e qiellit apo kafenë më të mirë
të gjithë qytetit e shoqëruar me sanduiçë plot shije në Kafe Lounge e
hollit të hotelit, që e bëjnë këtë hotel vendtakimin perfekt për njerëz
të rëndësishëm më Tiranë.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti