Hotele Shqiptare

Olympia Touristic Village

Vetem 7 km larg Vlores ne rrugen e bregdetit qe e lidh kete qytet me Saranden gjendet fshati turistik Olimpia, i perbere nga vileta te vogla me çati druri, ndoshta i vetmi i ketij lloji ne te gjithe bregdetin shqiptar. Ai perbehet nga 27 vila te vogla te ndertuara ne nje koder ne ane te ruges, pothuajse mbi njera tjetren, duke ruajtur nje tradite karakteristike te ndertuari qe e ndeshim ne Shqiperine jugore si ne Berat dhe Gjirokaster. Kjo eshte nje pamje çlodhese per syrin e kujtdo qe udheton ne bregdet dhe shikon hotele me arkitekture te njejte pothuajse kudo pergjate tij. Eshte ndoshta nje nder investimet e pakta per te krijuar ne nje strukture turistike te qendrueshme duke respektuar nje sere parametrash, mjedisore, arkitekturore, kulturore dhe turistike.Olimpia ofron ambjente mjaft komode dhe eshte nje vend ideal per çifte ne muajin e mjaltit ose per te kaluar fundjava romantike.  Dhomat elegante dhe të mobiluara me finesë. Ajër të kondicionuar, TV, Telefon, Minibar, të gjitha dhomat me pamje nga deti. Disponon 21 dhoma dopio me krevat shtese dhe 16 suita. Fshati Turistik Olimpia disponon Restorant me 140 vendë me pamje nga deti. M Kuzhina të pasur në asortimente dhe cilësi: kuzhinë Italiane, Franceze, dhe tradicionale me ushqimë tërësisht natyrore dhe një shërbim nga më cilësorët.







Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi