Hotele Shqiptare

Hotel Grand Tirana

Hotel GRAND eshte i ndertuar ne vitin 2001 ne nje nga zonat me te frekuentuara dhe me te gjelberuara te Tiranes si dhe afer institucioneve me te rendesishme. Hoteli ofron sherbime te ndryshme si; Sherbime ne dhome, Lavanderi, Pastrim kimik, Exchange, Ajer i kondicionuar, Parking, Bar, Restorant, Sherbim taxi. Ne hotelin tone ju mund te gjeni nje salle konferencash me kushtet me ideale per seminare, konferenca si dhe per ceremoni te ndryshme. Salla ka nje kapacitet prej 50 vendesh dhe eshte e pajisur me teknologjine me te fundit si; video projektor, ekran, tabele shkrimi, mikrofon, lidhje interneti. Hoteli disponon 31 dhoma nga te cilat 18 dhoma jane teke, 12 dopjo dhe nje junior suite. Dhomat jane mobiluar e pajisur me elegance dhe standart te larte. Ne to ju do te gjeni tualet/dush, tharese flokesh, telefon me linje direkte, TV me satelit, kasaforte, minibar, internet wireless & LAN, sistem elektronik celes-karte, ajer i kondicionuar, tavoline pune, ballkon prej nga ju mund te shijoni nje pamje teper magjepsese te qytetit. Pas nje dite te lodhshme pune, mund te shijoni nje pije ne ambjentin mikprites te Lobby Bar-it. Ky eshte vendi perfekt per nje relaks ne shoqerine e miqve tuaj. Ju mund te shijoni gatimet e mrekullueshme ne ambjentet e restorantit tone i cili ndodhet ne tarace.


Hotele Biznesi
Hotele Qyteti



Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi