Vela Hotel



Hotel Vela ne Golem 200m larg nga rruga nacionale Tirane – Kavaje.
Hotel “Vela”i pozicionuar ne zonen turistike te Golemit eshte nje nder
hotelet me te mire dhe me nje sherbim te kualifikuar te kesaj zone
turistike. Nga hotel “Vela” ju mund te soditni nje panorama te
mahnitshtme te detit te paster. Ne ambientet e hotel “Vela” ju do te
gjeni gjithçka qe nevojitet per pushimet tuaja, pishine, qe eshte nje
nga vendet me te mrekullueshme ku gershetohet me ambientin e gjelbert,
kend lojrash per femije, piano – bar, qe eshte nje ambient terheqes dhe
relaksues nen tingujt e muzikes se lehte, plazhi qe nese kerkoni
hapsire pafund, do te kaloni permes plazhit privat, pas nje pije
freskuese ne barin e ambienteve te jashme.
Hotel “Vela” eshte nje hotel i mobiluar sipas standarteve me te
larta me pamje nga deti dhe nga pishina. Ai ka nje kapacitet prej 21
dhomash, nga te cilat 4 prej tyre jane suita te pajisura me nje krevat
dopjo + 2 shtreter tek, dhe dhomat e tjera i ka standarte sipas
preferencave. Te gjitha dhomat jane te pajisura me me ajer te
kondicionuar, me TV satelitor gjithashtu dhe sherbim ne dhome 24 ore.
Hotel “Vela”ka nje restorant shume komod dhe me nje nenu te pasur ne te
cilen ju mund te shijoni gjellet e mrekullueshme, misherat e te gjitha
llojeve, peshkun e fresket, picat, antipastat, dhe sallaterat e
shumellojshme te gatuara me mjeshteri dhe finese nga kuzhinieret e
restorant “Vela”. Ne ambientet e restorantit do te gjeni shije te
kuzhines tradicionale shqiptare dhe te asaj italiane.
Hotele Biznesi
Hotele Plazhi