Hotel Colosseo



Siç e sygjeron dhe vete emri, ky hotel eshte ndertuar duke marre shkas
nga nje prej mrekullive te arkitektures antike. Hotel Colosseo ofron
nje kombinim te shkelqyer te standarteve te larta, te pozites
strategjike ne qender te qytetit dhe te mikpritjes tradicionale
shqiptare. Eshte nje nder hotelet e licensuar nga Ministria e Turizmit
duke perfshire edhe titullin zyrtar te hotelit me 3 yje. Ai ofron te
gjitha kushtet moderne te nje hoteli 3 yjesh, nje atmofere te qete per
nje relaksim total si dhe nje ushqim dhe sherbim te shkelqyer.
Hoteli ka nje kapacitet prej 14 dhomash nga te cilat 7 dyshe ( krevate
te ndare), 5 dopio, dhe 2 suita. Te gjitha dhomat jane te mobiluara ne
nje stil elegant dhe ofrojne , banjo ne dhome, dush, televizor me
satelit, telefon, ngrohje qendrore, minibar dhe ajer te kondicionuar.
Hoteli ofron gjithashtu nje dhome konferencash me nje kapacitet deri ne
50 vete, qe se bashku me pozicionin ne qender te qytetit e bejne shume
terheqese idene e mbajtjes se konferencave te biznesit ne kete hotel.
Bari dhe restoranti kane ambjente te bollshme dhe ofrojne shume
specialitete tradicionale shqiptare dhe te kuzhines Italiane. E gjithe
kjo zgjedhje shoqerohet kendshem nga nje sherbim cilesor. Veranda te
ofron mundesine e soditjes se xhiros tradicionale ne shetitoren e
qytetit.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti