Xheko Imperial Hotel



Nje mikpritje e ngrohte ju pret tek Hotel Xheko Imperial i pozicionuar
ne nje kend te qete te nje prej lagjeve me ekskluzive te Tiranes te
quajtur “Blloku”. Hotel Xheko Imperial i njohur ndryshe dhe si
Carlsberg, ofron standarde te larta perendimore te gershetuara mire me
traditat dhe mikpritjen shqiptare. Afersia me shume institucione
shteterore dhe private si dhe disa nga misionet e huaja me te
rendesishme qe jane aktive ne Shqiperi, e bejne Hotel Xheko Imperial
nje zgjedhje te mire si per biznesmenet por edhe turistet e huaj. Per
me teper duke pasur prane edhe Parkun e Madh te Tiranes, ofron mundesi
mjaft te mira per aktivitete sportive ne ajer te paster. Ambjenti i
brendshem i hotelit eshte luksoz, por me nje ngrohtesi mesdhetare qe
vjen nga vet arkitektura e hotelit ku jane perdorur me hijeshi tulla
dhe pllaka terrakota. Intimiteti, komoditeti, arkitektura e veçante dhe
sherbimi i shkelqyer e kane bere aq te njohur sa shpeshhere vendasit,
por edhe te huajt e perdorin si pike orientimi per zonen ku gjendet.
Stafi eshte miqesor, profesional dhe komunikon ne Anglisht, Italisht,
Gjermanisht dhe Frengjisht.
Hotel Xheko Imperial ka nje total prej 15 dhomash te ndryshme si dhe 1
apartament dhe 1 suite, qe te gjitha te pajisura me banjo individuale,
ajer te kondicionuar, telefon ne dhome, TV digital, internet, mini-bar
dhe punime artzanale ne dru lisi. Pajisje qe nuk digjen dhe sistemi i
alarmit kunder zjarrit bejne qe ky hotel te ofroje disa nga standartet
me te larta te sigurise.
Darkimi ne Hotelin Xheko Imperial mund te jete mjaft qete dhe elegant
sa vete ristoranti i tij. Restoranti i hotelit ofron kuzhine
tradicionale shqiptare si dhe vere te bere vete servirur ne ambjente po
te nje natyre tradicionale
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti