SB

Nga: Florent Marmullaku (Prishtina Republic Of Kosova)

Gjergj Kastrioti ishte djali me i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshes Vojsava femija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi me 6 maj 1405 ne Diber. U mor peng si nizame pas thyerjes se te atit nga Sulltan Murati me 1421 dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne Adrianopoje. Atje zgjuarsia dhe shkathtesia e cuan Gjergjin ne shkollen e sulltanit (icogllaneve) qe pergatiste komandante e nepunes. Natyra i kishte dhene dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksander). Pas mbarimit te shkolles Gjergj Kastrioti "(Skenderi)" kreu detyra ushtarake ne Ballkan e ne Azine e Vogel duke u dalluar per trimeri dhe per kete arsye iu dha titulli bej qe do te thote princ ose fisnik pra Skenderbeg do te thote Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij te dashur dhe priste me padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi. Me vdekjen e te atit ai shpresonte ti zinte vendin por ne fakt sulltani e emeroi sanxhakbej jashte tokave shqiptare. Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per tu kthyer ne Shqiperi ne fronin e te atit deri ne vitin 1443 kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelise. Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit u ndeshen dy ushtrite. Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik. Skenderbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes se bashku me 300 kalores shqiptare e me te nipin Hamza Kastrioti u kthye ne Diber ku populli e priti si clirimtar. Mori masa per perforcimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare i Kastrioteve. Kryengritja u perhap shpejt ne viset e tjera dhe feudalet e tjere u ngriten gjithashtu. Gjate dhjetorit Shqiperia e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane u cliruan njera pas tjetres keshtjellat e kesaj zone. Skenderbeu ishte organizatori i Kuvendit te Arberit ne te cilin u zgjodh si prijes i Lidhjes Shqiptare te Lezhes. Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera. Ne janar te vitit 1468 Skenderbeu u semur gjate zhvillimit te nje Kuvendi te thirrur nga ai ne te cilin ishin te ftuar te gjithe princat shqiptare. Vdiq me 17 Janar 1468 ne Lezhe. I mbuluar me lavdi ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet rresht. E shoqja me te birin emigruan sikurse edhe nje pjese e parise shqiptare per ne Itali. Rreth perkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur per nder te Pirros se Epirit pasi edhe ai ka mbajtur po te njejten perkrenare.
Fotografuar: 12 vite më parë

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi