Aktivitete kulturore-artistike per 100 vjetorin e Pavaresise

Aktivitete kulturore-artistike  per 100 vjetorin e Pavaresise
Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Tiranë janë planifikuar të zhvillohen një sërë aktivitetesh gjatë vitit 2012. Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar bëhet e ditur se do të organizohen një sërë aktivitetesh të rëndësishme. Do të organizohen ekspozita me koleksione të veçanta. Në Institutin e Historisë do të organizohet konferenca shkencore më e madhe e mbajtur ndonjëherë. Po me rastin e 100-vjetorit do të botohen për herë të parë edhe korpusi i dokumenteve diplomatike të disa vendeve të huaja që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Fillimisht do të shohin dritën e botimit dokumentat e vitit 1912-të.

Mes institucioneve, edhe Galeria Kombëtare e Arteve në kryeqytet do të ketë një ndërthurje të ekspozitave të cilat do të hapen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ekspozitave të autorëve të huaj. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të shfaqë filma dhe dokumentarë në të gjitha hapësirat mbarë shqiptare, kushtuar figurave më të rëndësishme të kombit tonë. Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të rikthehet në skenë opera shqiptare "Lulja e kujtimit", e cila u vu për herë të parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në vitin 1961.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama