Diasporë kthehu të nëna, mbi trupin e saj është bërë gjëma. – Qëndroni bashkë në këtë moment të vështirë, mos u përçani- Mesazhi i të moshuarit për rininë

Diasporë kthehu të nëna, mbi trupin e saj është bërë gjëma
11 Shtator 2026
Në protestën e ditës së 103-të, një prej protestuesve u ka bërë thirrje të rinjve të shmangin përplasjet dhe të ruajnë bashkimin e krijuar gjatë javëve të rezistencës.
Ai apeloi për unitet, duke iu drejtuar të rinjve me një mesazh për të mos e humbur fokusin e kauzës.
I moshuari u bëri thirrje brezit të ri që të ruajë mbështetjen e qytetarëve dhe të mos lejojë që përplasjet mes tyre të dëmtojnë protestën.
“Mos u përçani, mos lejoni që përplasjet tju marrin atë që ndërtuat për 103 ditë rezisrencë. Mos lejoni që një debat i çastit të rrëzojë besimin e një kombi tek rinia e tij. Engjëjt dhe djajtë nuk jetojnë bashkë, Prandaj zgjidhni të jeni engjëjt e kësaj kauze. Ju nuk jeni armiqtë e njëri tjetrit, por jeni bijtë e njëjtës Shqipëri. Ne të moshuarit që ju kemi mbështetur nuk duam tju shohim duke u përplasur, por krah për krah. Historia nuk do të kujtojë kush bërtiti më fort kundër tjetrit, por do të kujtojë kush pati forcën të qëndrojë bashkë në një moment vendimtar. Rinia duhet të ndizet nga shpresa, mos humbni kauzën. Bashkohuni dhe vazhdoni përpara sepse Shqipëria ka nevojë për një rini që bashkon dhe jo një rini që përçahet. Bëhuni krenar”, tha protestuesi.
Në fund ai kishte një mesazh edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë: “Diasporë kthehu të nëna, mbi trupin e saj është bërë gjëma”.

Diasporë kthehu të nëna, mbi trupin e saj është bërë gjëma
