Ja dy shtetet ku ka planifikuar arratisjen Edi Rama, Robert Papa paralajmëron fundin si të diktatorëve, nga telefonata e ambasadorit amerikan me kryeministrin që mund ta ketë nxjerrë jashtë loje, te dështimi i policisë për të ndalur revoltën

Foto Ilusteuese…
26 Tetor 2026
Analisti dhe gazetari shqiptaro-amerikan, Robert Papa ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta dhe të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka arritur në një pikë ku nuk ka më kthim prapa. Sipas Papës, Rama ka humbur çdo logjikë dhe po përpiqet të sillet ndaj shqiptarëve si vazhdues i një partie kriminale gjakatare. Robert Papa deklaron se ka dyshime se familja e kryeministrit është larguar tashmë drejt Dubait.
Ai thekson se Dubai është zgjedhur me synim shmangien e përballjes me drejtësinë, pasi me këtë vend nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe aty ndodhen eksponentët e krimit. Po ashtu, sipas tij, përflitet se ai do të donte të ikte edhe drejt Tel Avivit në Izrael. Lidhur me qëndrimin e diplomacisë amerikane, Papa deklaron se ambasadori i ri amerikan ka zhvilluar takim të gjatë me presidentin Bajram Begaj dhe se informacionet e stacionit të CIA-s e Departamentit të Shtetit po ndjekin me imtësi gjendjen në Shqipëri. Gazetari shpreh besimin e tij se ambasadori e ka telefonuar personalisht Ramën duke i bërë të qartë se ai është tashmë “jashtë ekuacionit”. Papa nënvizon gjithashtu se kjo polici e militarizuar ka dështuar të ndalë revoltën, sepse brezi i ri anti-sistem nuk frikësohet dhe është i vendosur të mbrojë të ardhmen e tij pa u tërhequr.
Pjesë nga analiza e Robert Papës në Fokus Tv:
“Edvin Rama, ose i sëmuri psiqik i Surrelit, ka shkuar në në pikën që nuk ka kthim prapa. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij: kërkon të sillet ndaj shqiptarëve si vazhdues i një partie kriminale gjakatare. Kërkon një fund si Çaushesku, Gadafi, Assadi, Mubaraku, dhe do ta marrë. Ka humbur çdo logjikë; jo se ka pasur ndonjëherë logjikë. Hiqet si shpëtimtar i madh, del me fotomontazhe nga bunkerët e tij duke nxjerrë nga pas libra se gjoja personalisht ka dërguar në Itali 28 vjeçarin për të operuar për syrin e nxjerrë nga kriminelët, policët e tij. Siçilianët kanë një “sy për sy”, dhe te sytë e zgurdulluar të familjes tënde rëndon mallkimi i të gjithë shqiptarëve, se ti atë fund meriton. I ke kthyer një grup fshatarësh në policë si të Somozës; shefat e tyre kanë plantacione pafund dhe përqindje te droga.
Në qoftë se do të bëhej një vetting i fshatarëve policë të Ramës, do të lemeriseshin edhe zagarët e Belindave, Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t. Një shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, i cili është kushëri me një deputet socialist, Shalsin, ka shkruar një letër ndaj ambasadorit amerikan dhe ka të drejtë si një veprimtar me shtetësi amerikane e me origjinë shqiptare t’i kërkojë llogari ambasadorit të vendit të tij. E kemi të gjithë ne që jemi shtetas dhe kemi të drejtë t’i drejtohemi senatorit tonë ta ngrejë këtë problem me administratën. Ambasadori që ka ardhur në Shqipëri nuk ka përvojë, pra është foshnjarak në diplomaci. Natyrisht që informacionet që vijnë nga stacioni, nga shefi i CIA-s në ambasadë dhe nga vetë Departamenti i Shtetit merren me gjendjen në Shqipëri. Ai ishte tre orë te portieri i Ramës, Begaj, dhe tre orë janë shumë. A duhet të flasë ambasadori amerikan? Për mendimin tim, po. Shqipëria është tokë e ndikimit amerikan dhe unë besoj se ai e ka telefonuar Ramën duke i thënë që ti je jashtë ekuacionit. Ajo që po ndodh në Shqipëri kërkon zgjidhje politike; mjafton të largohet Rama. Thonë se familjen e ka larguar në Dubai.
Ai do të donte të shkonte në Tel Aviv, por Netanyahu ka shumë gjasa të humbasë sepse edhe ai ka 19 vjet që mban peng izraelitët. Rama ka marrë këshilltarët e policisë kriminale të Izraelit, siç thonë, ndaj janë kaq agresivë. Ata që janë në shesh nuk janë palestinezë, janë shqiptarë. Idiotësia e agjenturave të huaja sipas Ramës tregon nivelin psikik të tij, se në qoftë se janë agjenturat e huaja të vendeve perëndimore, nuk ka shans që të veprohet pa aprovimin e agjencisë më të madhe siç është ajo amerikane. Rama është një barrë për Shqipërinë, për Partinë Socialiste që ka shkatërruar, për familjen e tij të korruptuar, por është barrë edhe për familjen e Trump sepse ka përfshirë në biznes kriminal dhëndrin mediokër të Trump-it dhe vajzën e tij. Në zgjedhjet e mesmandatit këtu, për herë të parë korrupsioni është një nga shtysat për të votuar; nuk ka qenë më parë.
Rreth 33% e qasjes për të votuar këtë radhë lidhet me korrupsionin, sepse Trump premtoi se do të thante kënetën korruptive të Washington-it, por fatkeqësisht këneta është zgjeruar. Përplasje e madhe midis konservatorizmit, mbështetjes së traditës e familjes që përfaqësohet nga republikanët, dhe nga ana tjetër ideve socialiste por edhe islamike të së majtës që merret peng nga disa figura që janë me shekuj larg qasjes së Bill Clinton-it, presidentit për mendimin tim më të mirë demokrat pas viteve ’90. Unë kam jetuar këtu në kohën e tij. Në qoftë se shikon fushatën amerikane të mesmandatit, pra nuk është fushatë për president, askush nuk shikon kryetarët e partive që dalin e bëjnë fushatë. Kryetarët e partive këtu nuk i njohin; pra Obama nuk është kryetar i Partisë Demokrate, por del në fushatë dhe ai është lideri. Trump nuk është kryetar i Partisë Republikane, është lideri. Pra kësisoj duhet të jenë partitë edhe në Shqipëri. Rama e ka blerë partinë.
Një biznesmen servil e ligavec ka bërë pagesat; thonë që edhe Braçe ka qenë ndërmjetës dhe e ka marrë peng. Shikoni emrat e atyre që ka shkarkuar: asnjë lidhje me socialistët. Asnjë parti në Shqipëri nuk ka modelin e partive në Amerikë. Në qoftë se duam të krijojmë një Shqipëri të re, fillesat janë te organizimi i partive, sepse nga partitë politike buron gjithçka: buron parlamenti, burojnë gjykatat dhe stili i atij lloj kapitalizmi që fatkeqësisht ngjason me një xhungël për të vjedhur sa më shumë. Ndaj brezi i ri nuk e ka problem të sakrifikojë, të rrezikojë edhe jetën, edhe pse policia me stilet izraelite që fut vetë në lojë të sjellë nga Rama, edhe nga një idiot i Ankarasë që sjell autobotet kundër rinisë shqiptare. Prapë të rinjtë nuk tërhiqen.”
