Në një zhvillim të papritur mbrëmjen e sotme, Aleksandar Vuçiç, ish-presidenti i Serbisë dhe lideri i listës zgjedhore “Serbia e Bashkuar” të Partisë Progresive Serbe (SNS), pranoi humbjen në një konferencë për shtyp, vetëm një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën.“Dëshiroj t’ju informoj se, bazuar në kampionin e shtresëzuar, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se SNS pritet të sigurojë rreth 105 mandate në parlament, ndërsa Lista e Studentëve nga 135 deri në 140 mandate. Të vetmet lista të tjera që arritën të kalojnë pragun zgjedhor ishin ato të pakicave kombëtare.

“Kjo ishte një konfirmim i revolucionit që ata realizuan, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të disa vendeve evropiane dhe të ‘shtetit të thellë’ në SHBA-së, atij që është kundër presidentit Trump”, u shpreh Vuçiç.