Shtohet numri i protestuesve minutë pas minute para Ministrisë së Arsimit/ Ja si paraqitet situata momentalisht

25 Tetor 2026
Numri i protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit po shtohet ndjeshëm, ndërsa grupe të rinjsh dhe qytetarësh po i bashkohen tubimit minutë pas minute.
Protesta ka nisur në orën 14:00, sipas paralajmërimeve të bëra më parë, dhe aktualisht situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Në terren, forcat e rendit kanë krijuar një perimetër rrethimi rreth zonës dhe ndodhen në gatishmëri të lartë për të garantuar sigurinë.
Gjithashtu, pranë institucionit janë pozicionuar edhe autobotet e ujit të policisë, të cilat përdoren për shpërndarjen e turmës në rast të ndonjë tensionimi të mundshëm të situatës.
