Nga gazi lotsjellës te plumbat e gomës, ish-ministri socialist thyen censurën dhe godet hapur strategjinë e qeverisë: – Dhuna nuk është zgjidhje!

25 Tetor 2026
Ditmir Bushati, ish ministër i Jashtëm ka reaguar lidhur me protestat në vend duke shprehur shqetësimin e përdorimit të mjeteve të ndryshme, duke shkaktuar përleshje dhe rrezik per jeten.
Bushati shkruan se as dhuna policore nuk është një zgjidhje që kjo situatë aktuale të kapërcehet.
Reagimi i plotë:
Gaz lotsjellës, tym, kokteje molotovi, rrahje, alarme, fishekzjarre, shkopinj gome, plumba gome, sprej me piper, përleshje.
Skena trazirash nga Tirana ndërsa protestat e studentëve vazhdojnë. As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk ofrojnë një zgjidhje për të kapërcyer situatën aktuale të vështirë.
