25 Tetor 2026

Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe dhunë nga policia, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, duke paralajmëruar vijimin e tubimeve.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.