Bes Kallaku – Erjon Vishkulli ndodhet në gjendje të rëndë!

25 Tetor 2026

Aktori Bes Kallaku ka reaguar pas plagosjes së Erjon Viskullit, të riut që u qëllua me plumb gome në sy gjatë protestës në Tiranë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kallaku shprehet se Erjoni është miku i tij dhe e cilëson si një nga djemtë më të mirë që ka njohur.

Ai thekson se i riu nuk ka dalë në protestë për interesa personale, por për bindjet dhe vlerat që beson.

WhatsApp Image 2026-10-24 at 21.40.45

Reagimi i Bes Kallakut

Erjoni eshte miku im, nje nder djemte me te mire qe kam njohur! Nuk ka dale ne proteste se i mungon dicka por ka dale per vlerat patriotike qe ka, per mangesite e ketij vendi qe te gjithe ne, kemi 30 vjet qe i shohim.