27 Tetor 2026

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.

Forcat policore, përfshirë autobotin kanë qëndruar të pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione.

Protestuesit kanë djegur përpara Ministrisë së Arsimit koshat e mbeturinave dhe kartonat, e më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.