Ja masat që ka shkelur struktura e Policisë së Shtetit për torturat dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, nga Skënder Hita, Oliger Torba, te Sokol Bizhga. – Rrezikojnë 7 deri në 20 vite burg, zbardhen veprat penale

27 Tetor 2026
Personat e veshur me pushtet dhe uniformë policie që kanë urdhëruar e ushtruar dhunë e terror ndaj protestuesve paqësorë duket se i presin telashe të mëdha me drejtësinë. Prej më shumë se 10 ditësh, studentë, të rinj dhe qytetarë shqiptarë po vërshojnë rrugëve të Tiranës dhe qyteteve kryesore të vendit kundër keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe klasës politike në tërësi. Protestat kanë degjeneruar në dhunë sepse Policia e Shtetit ka përdorur masivisht dhunë ndaj qytetarëve paqësorë.
Pamjet e terrorit dhe barbarisë së policisë ndaj protestuesve kanë bërë xhiron e mediave vendase dhe botërore, duke nxjerrë në pah frikën e madhe të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë paqësisht. Shumë qytetarë janë plagosur, dhunuar, terrorizuar, rrëmbyer pa vendim gjykate, u janë thyer gjymtyrët nga shkopat e gomës dhe janë plagosur nga plumbat e gomës e dhuna shtazarake e policisë.
Për këto vepra penale janë bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Prokurorinë e Tiranës nga shoqëria civile dhe avokatë të njohur, ndërkohë që sot gazeta po analizon në mënyrë të detajuar se sa burg rrezikojnë të dënohen gjithë ata që i kanë lyer duart me gjakun e qytetarëve shqiptarë.
Kallëzimet e dorëzuara zyrtarisht në prokurorinë e posaçme godasin drejtpërdrejt kupolën drejtuese të shtetit: nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo, te drejtori i përgjithshëm i Policisë Skënder Hitaj, zëvendësi i tij Sokol Bizhga, drejtuesit e departamenteve kryesore (Arjan Muça, Dhimiraq Ziu, Saimir Muçaj, Aida Hajnaj, Thodhori Gavani, Artan Bajraktari), komandantët e FNSH-së dhe RENEA-s (Artur Prifti, Altin Dardha, Albert Nushi), si dhe 12 drejtorët vendorë – nga Oliger TORBA në Tiranë, Ervin Hodaj në Durrës, e deri te drejtuesit në të gjitha qarqet e vendit.
Dosja e terrorit në SPAK
Por nëse SPAK dhe gjykata do t’i referohen me përpikëri veprave penale të konsumuara gjatë dhunës ndaj protestuesve paqësorë, drejtuesit e Policisë së Shtetit, nga Skënder Hitaj, Sokol Bizhga, Oliger Torba e deri te zyrtarët më të lartë urdhërues, përballen me pasojat më të rënda ligjore.
Analiza e dispozitave të Kodit Penal tregon qartë masën e dënimeve me burgim për secilin nen të përfshirë në dosje: Neni 74 (Krime kundër njerëzimit): Për sulmet e organizuara e sistematike ndaj popullsisë civile, autorët dhe urdhëruesit dënohen me burgim jo më pak se 15 vjet ose me burgim të përjetshëm; Nenet 86 & 87 (Tortura dhe Tortura me pasoja të rënda): Për ushtrimin e torturës fizike e mendore ndaj protestuesve, Skënder Hitaj dhe drejtuesit e policisë dënohen nga 3 deri në 10 vjet burg. Kur dhuna ka sjellë pasoja të rënda ose është ushtruar ndaj më shumë personave e të miturve, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vjet burgim; Nenet 76 & 22 (Vrasje me dashje e mbetur në tentativë): Për goditjet në pjesët vitale me shkopa gome, përdorimin e plumbave të gomës dhe dhunën me rrezik për jetën, punonjësit dhe komanduesit e tyre dënohen nga 10 deri në 20 vjet burgim; Nenet 28/4 & 334 (Kryerja e veprës nga Grupi i strukturuar kriminal): Për organizimin e dhunës në mënyrë të koordinuar si grup i strukturuar, dënimi bazë i secilës vepër shtohet automatikisht me 1/3 e tij, ndërsa për organizatorët dhe drejtuesit e skemës parashikohet deri në burgim të përjetshëm; Neni 110 & Neni 250 (Heqja e paligjshme e lirisë & Kryerja e veprimeve arbitrare): Për rrëmbyerjen e protestuesve nga rruga pa urdhër gjykate dhe shoqërimet abuzive, zyrtarët përgjegjës dënohen me burgim deri në 7 vjet; Neni 248 (Shpërdorimi i detyrës): Për abuzimin me autoritetin publik për të dhunuar të drejtat e qytetarëve, secilës prej figurave drejtuese i hiqet liria deri në 7 vjet burg, si dhe i hiqet përgjithmonë e drejta për të ushtruar funksione shtetërore dhe Neni 186 & Neni 305/a (Falsifikimi i dokumenteve & Deklarimi i rremë): Për hartimin e procesverbaleve me të dhëna të pavërteta dhe falsifikimin e akteve për të sajuar flagrancën e protestuesve, oficerët dënohen nga 3 deri në 7 vjet burg. Pra kjo tregon se llogaria ligjore për gjakun dhe dhunën mbi qytetarët tashmë është hapur zyrtarisht.
Skënder Hitaj, Sokol Bizhga dhe drejtuesit e tjerë të policisë rrezikojnë dënime nga 7 deri në 20 vjet burg e deri në dënime kapitale, ndërsa çdo qytetar i arrestuar në mënyrë të paligjshme gëzon të drejtën e plotë kushtetuese (Neni 44) dhe ndërkombëtare (KEDNJ Neni 5) për të kërkuar dëmshpërblim të drejtpërdrejtë financiar nga shteti për çdo orë të heqjes abuzive të lirisë.
Megjithatë ndërsa dosja voluminoze tashmë është dorëzuar zyrtarisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), përgjegjësia e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve më të lartë publikë zhvendoset nga debati politik te veprimtaria e rëndë penale. Më poshtë pasqyrojmë me detaje secilën vepër penale të konsumuar, masën e dënimit përkatës për secilin nen, si dhe pjesë nga kallëzimi penal ku renditen emrat e drejtuesve dhe akuzat specifike që rëndojnë mbi ta.
-DHUNA POLICORE DHE PËRGJEGJËSIA LIGJORE
Sanksionet Penale (Vitet e burgut) për secilin nen:
Neni 86 – Tortura:
Dënimi: Dënohet me burgim nga 4 deri në 10 vjet. (Nëse shoqërohet me rrethana rënduese apo pasoja më të rënda, parashikohen dënime edhe më të larta sipas paragrafit përkatës).
Neni 86/a – Veprime çnjerëzore ose poshtëruese:
Dënimi: Dënohet me burgim deri në 3 vjet (ose me gjobë, kur kryhet nga personi i ngarkuar me funksion publik).
Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës:
Dënimi: Dënohet me burgim deri në 7 vjet (si dhe me heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike).
Neni 89 – Plagosja e rëndë me dashje:
Dënimi: Dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.
Neni 90 – Plagosja e lehtë me dashje:
Dënohet: Me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet (në raste specifike ose kur kryhet nga funksionari gjatë detyrës).
Neni 92 – Rrahja dhe vepra të tjera dhune:
Dënohet: Me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.
Neni 250 – Kryerja e veprimeve arbitrare:
Dënohet: Me gjobë ose me burgim deri në 7 vjet (kur cenohen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve në bashkëpunim apo me pasoja të rënda).
-ARRESTIMET E PALIGJSHME DHE PËRGJEGJËSIA E POLICISË
Neni 250 – Kryerja e veprimeve arbitrare
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 7 vjet (kur veprimet arbitrare të zyrtarit cenojnë rëndë lirinë ose të drejtat themelore).
Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës
Dënimi: Dënohet me burgim deri në 7 vjet (si dhe me heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike).
Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë
Dënimi: Dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. (Nëse kryhet duke shpërdoruar detyrën nga një punonjës shtetëror, dënimi llogaritet në bashkëkohësi me nenet e tjera apo me rrethana rënduese).
Neni 186 – Falsifikimi i dokumenteve
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet (shkon deri në 4 vjet burg kur falsifikimi kryhet nga personi që ka për detyrë t’lëshojë dokumentin zyrtar, siç është oficeri i policisë gjyqësore në procesverbal).
Neni 305/a – Deklarimi i rremë para oficerit të policisë gjyqësore / Falsifikimi në akte
Dënimi: Për krijimin e provave të rreme ose deklarime të rreme/sajime për të krijuar flagrancë fiktive, dënimi me burgim është nga 3 deri në 7 vjet.
-DËNIMET SIPAS AKUZAVE KRYESORE QË SHOËRIA CIVILE DHE AVOKATË KANË BËRË NË SPAK KUNDËR KRYEMINISTRIT EDI RAMA, MINISTRIT TË BRENDSHËM, ERVIN DEMO, KRYEPOLICIT SKËNDËR HITA DHE DRJUTESVE TË TJERË TË POLICISË
Të kallëzuar:
· Edi RAMA, në cilësinë e Kryeministrit
· Ervin DEMO, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm
· Skënder HITAJ- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shtetit
· Sokol BIZHGA – Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
· Arjan MUÇA – Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale
· Dhimiraq ZIU – Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike
· Saimir MUÇAJ – Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin
· Aida HAJNAJ – Departamenti për teknologjinë e me informacionit
· Thodhori GAVANI – Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse
· Artan BAJRAKTARI – Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
· Artur PRIFTI- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
· Altin DARDHA- Drejtuesi i RENEA
· Albert NUSHI- Shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike
Drejtuesit e 12 Drejtorive Vendore të Policisë në Shqipëri
1. Tiranë: Oliger TORBA
2. Durrës: Ervin HODAJ
3. Elbasan: Kastriot SKËNDERAJ
4. Berat: Dritan LENA
5. Fier: Erion AHMETI
6. Vlorë: Edvin NDREU
7. Gjirokastër: Altin MERIZAJ
8. Korçë: Vilson BALA
9. Dibër: Xhevahir KARAJ
10. Kukës: Ardrit ELMAZI
11. Shkodër: Dashamir SPAHO
12. Lezhë: Ermal MUÇAJ
1. Krime kundër njerëzimit (Neni 74):
Dënimi: Me burgim jo më pak se 15 vjet ose me burgim të përjetshëm.
2. Tortura me pasoja të rënda (Neni 87) & Tortura (Neni 86):
Dënimi: Tortura e zakonshme dënohet me 3 deri në 10 vjet burgim, ndërsa kur sjell pasoja të rënda apo kryhet ndaj më shumë personave/të miturve dënohet me 10 deri në 20 vjet burgim.
3- Vrasje me dashje e mbetur në tentativë (Nenet 76 & 22):
Dënimi: Vrasja me dashje dënohet 10 deri në 20 vjet burgim (apo deri në burgim të përjetshëm në rrethana cilësuese sipas Nenit 79). Për tentativën, dënimi ulet, por mbetet deri në 15-20 vjet burgim.
4- Kryerja e veprës penale nga “Grupi i strukturuar kriminal” (Neni 28/4 dhe Neni 334):
Efekti ligjor: Kryerja e veprave penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal shërben si rrethanë rënduese dhe shton dënimin kryesor me 1/3 e tij, si dhe mund të çojë deri në burgim të përjetshëm për organizatorët dhe drejtuesit e grupit.
5- Heqja e paligjshme e lirisë (Neni 110) & Kryerja e veprimeve arbitrare (Neni 250):
Dënimi: Nga gjobë/burgim deri në 7 vjet (rritet kur kryhet nga punonjës publikë ose ndaj të miturve).
6- Shpërdorim detyre (Neni 248):
Dënimi: Me burgim deri në 7 vjet si dhe me dënim plotësues (heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike).
Nga: Gazeta Sot
