Studentët refuzojnë dialogun dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama nuk heq dorë nga provokimi, nxjerr sërish para Kryeministrisë tavolinën prej guri

Edi Rama – Që nga 12 qershori 2026 kam zgjatur dorën
27 Tetor 2026
Studentët vijojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë, duke refuzuar dialogun dhe duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqje të Edi Ramës.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama duket se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij, duke nxjerrë sërish para godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri me shënimin “Dialog”.
Studentët nga ana e tyre kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm të ulen në dialog dhe se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kryeministrit.
Ndërkohë, vendosja sërish e tavolinës prej guri përpara Kryeministrisë shihet si një veprim që mund të shtojë tensionet dhe të revoltojë më shumë studentët.
