Qeveria po e kthen pronën publike në plaçkë private mes revoltës së studentëve. – Edi Rama i fal 52 mijë metra katrorë në Rubik izraelitit Ron Yeffet

27 Tetor 2026
Teksa rrugët dhe sheshet e Tiranës ziejnë nga revolta e studentëve, të cilët akuzojnë hapur pushtetin për korrupsion galopant dhe shpërdorim të pasurisë kombëtare, në prapaskenat e godinave qeveritare pazaret me pronat publike nuk ndalen.
Në vend që t’u përgjigjet zërave të rinisë që kërkojnë transparencë dhe dinjitet, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i bëjë një tjetër “dhuratë” bujare mikut të tij të afërt izraelit, biznesmenit të debatueshëm të armëve Ron Yeffet. Më 22 tetor 2026, plot 52 mijë metra katrorë truall të ish-Uzinës së Përpunimit të Bakrit në Rubik kaluan zyrtarisht nën administrimin e kompanisë private Advanced Arm Technology.
Skema e kalimit të kësaj prone publike është një leksion i vërtetë i prapaskenave shtetërore. Në mars të vitit 2025, qeveria ia kaloi hapësirën gjigante kompanisë shtetërore të armëve Kayo. Por “bujaria” shtetërore nuk u ndal me kaq. Vetëm pak muaj më pas, në nëntor 2025, Kayo krijoi një shoqëri të përbashkët me kompaninë private Uno 18, pronar i së cilës është pikërisht Ron Yeffet. Rezultati? Yeffet zotëron sot 80% të aksioneve të kësaj sipërmarrjeje për prodhimin e armëve, ndërsa shteti mbetet thjesht një spektator që dorëzon pronat.
Nënshkrimi përfundimtar i marrëveshjes mban firmën e kreut të Kayo, Ard Veliut, duke konsoliduar bashkëpunimin e Yeffet edhe përmes lidhjeve të mëparshme me kompaninë Timak Defence. Kjo dhuratë me përmasa marramendëse vjen vetëm pak javë pasi ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj publikoi në Syri TV audio-regjistrime bombastike. Në ato përgjime, vetë Yeffet dëgjohej të fliste për “punë të pista” të pushtetit dhe dyshime për trafik ndërkombëtar armësh. Sot, në vend të një hetimi shterues, përgjigjja e qeverisë është dorëzimi i 50 mijë metrave katrorë tokë publike.
GAZETARI QYNO ZBARDH DETAJET NGA AFERA E “KAYO-S”
Ndërkohë sa i takon kësaj afera ka reaguar edhe gazetari Elton Qyno, i cili thekson se në kulmin e veprimeve hetimore nga Prokuroria e Posaçme SPAK, kompania izraelito-shqiptare Advanced Arms Technology ka vendosur të ndryshojë me nxitim adresën e aktivitetit, duke u zhvendosur nga Tirana drejt ish-Uzinës së Përpunimit të Bakrit në Rubik. Kjo zonë e re parashikohet të shërbejë për prodhimin e armëve të lehta dhe dronëve me synim tregtimin e tyre në vendet e përfshira në konflikte të armatosura.
Vendimi për këtë zhvendosje ushtarake u mor më 22 tetor 2026 nga Asambleja e Aksionerëve, ku bëjnë pjesë Ron Yeffet dhe Ardi Veliu. Mirëpo kjo lëvizje strategjike po kryhet ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zbarkuar me kontrolle blic në banesat dhe zyrat e personazheve kyç: Ron Yeffet, Ardi Veliu, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre Arjeta Puca, Ardit Hysa, Aleks Marku dhe Manjola Kasneci, të cilëve u janë sekuestruar telefonat dhe pajisjet elektronike.
Siç nëvizon më tej Elton Qyno, hetimet e SPAK-ut kanë zbërthyer një skemë të dyshimtë financiare me paratë e buxhetit të shtetit: nën drejtimin e Ardi Veliut, nga kompania mëmë shtetërore Kayo kanë mbirë si kërpudhat pas shiut 5 shoqëri aksionere bija. “Në kulmin e veprimeve hetimore nga prokuroria e posaçme SPAK, kompania izraelito-shqiptare “Advancën Arms Technology”, ka vendosur të ndryshojë adrresën e aktivitetit, nga Tiranë tek ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit në Rubik. Tashmë kjo do jetë zona e re, e kompanisë që synon të prodhojë armë të lehta dhe dronë me qëllim tregtimin e tyre tek vende që janë përfshirë në konflikte të armatosura.
SPAK heton, uzina kalon te privatët
Ndërkohë paralelisht me këtë, Izraelitët e Ron Yeffet kanë marë me qëra ambjentet e një hoteli, për t’i kthyer në zyra dhe dhoma fjetje. Gjithashtu pritet që brenda një kohë të shkurtër Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës të kryejë dhe një ndërhyrje në rrugën e Kombit, duke krijuar një rreth rrotullim në zonën e Rubikut, me qëllim hyrjen dhe daljen e makinave në uzinë.
Vendimi për tu transferuar në ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit, është marë në 22 Tetor 2026, nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve Ron Yeffet dhe Ardi Veliu (Shkarko dokumentin). Kjo lëvizje vjen në një kohë kur 2 personazheve të mësipërme si dhe bashkëpuntorëve të tyre, Arjeta Puca, Ardit Hysa, Aleks Markut dhe Manjola Kasnecit, prokuroria e Posaçme SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, i ka sekuestruar aparatet e telefonit dhe paisje të tjera elektronike. Kontrollet janë shtrirë dhe tek banesat dhe zyrat e këtyre personave.
Kujtojmë se futja e shoqërisë aksionere “Advancën Arms Technology”, vjen pas një vendimi të marë nga qeveria për kalimin e pronës publike tek shoqëria aksionere “Kayo” që drejtohet nga Ardi Veliu Në mbledhjen 6 mars 2025, Këshilli i Ministrave ka vendosur për transferimin e pronësisë te kompania shtetërore shqiptare e prodhimit të armëve, “KAYO”, të pronave te paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”.
KAYO zgjeron rrjetin e kompanive bija
Vetëm 1 vit pas themelimit të saj, shoqëria aksionare “Advancën Arms Technology” me pronarë “KAYO”, e përfaqësuar nga drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, dhe “Uno18”, e përfaqësuar nga izraeliti Ron Yeffet, është vënë në qendër të një hetimi të hapur tashmë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Kjo kompani u hap në 11 Nëntor 2025, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Ndërsa aksionerë të saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca. Një skemë e dyshimtë, ku nga një shoqëri aksionere si “Kayo” lindin 5 shoqëri të tjera aksionere bija, duke vepruar dhe ushtruar aktivitet me parate e buxhetit te Shtetit.
Një skemë e dyshimtë, ku nga një shoqëri aksionere si “Kayo” lindin 5 shoqëri të tjera aksionere bija, duke vepruar dhe ushtruar aktivitet me parate e buxhetit te Shtetit. Nga “Kayo” dhe subjekte private në 8 Gusht 2025 u themelua shoqëria aksionere, “Guna Tactical”. Po në të njëjtën data u themelua shoqëria aksionere “Myslym Keta Defencer”. Por vetëm 5 ditë pasi “Kayo” themeloi shoqëritë aksionere “Myslym Keta Defence” dhe “MSSC GROUP” ose (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY), ajo vendos të themelojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Timak Defence”. Themelimi i kësaj shoqërie aksionere është bërë në 13 Gusht 2025.
Ndërkohë, në 11 Nëntor 2025, sërish hapet një shoqëri aksionere e katërt e quajtur “Advanced Arms Technology”, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Ndërsa aksionerë të saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca. Ndërkohë, vetëm 6 ditë para se të plasnin përgjimet në “TV Syri”, “Kayo” e Ardi Veliut, në 1 shtator 2026, vendos të regjistrojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Fincantieri Albania”. Kapitali i kësaj shoqërie është 18.656.000 lekë të reja”, shkruan gazetari Elton Qyno.
