Berisha ne SHBA

11 Shtator 2026

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur nga SHBA për rikthimin e tij në shesh dhe qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj protestave kundër qeverisë.

Gjatë intervistës Berisha tha se PD nuk synon ta përvetësojë apo ta shuajë protestën, e cila sipas tij duhet të ruajë karakterin e saj qytetar. Ai theksoi se demokratët do të vijojnë të marrin pjesë në protesta, ndërsa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund t’i japë ‘asnjë goditje’ kësaj kauze.

Gazetari: Doktor, pyetja e fundit. Gjithmonë këta pesë vite e kanë pyetur Sali Berishën çdo gazetar, çdo kundërshtar, çdo dashamirës, kur do shkojë në Amerikë? Kur do kthehet në Amerikë? Kjo pyetje mori fund. Jeni sot në Amerikë. Pyetja e rradhës është: kur do ktheheni në shesh? Kur do ktheheni në shesh?

Sali Berisha: Po. Shumë e drejtë po. Në shesh, siç është sot ne jemi. Por në shesh që të shuajmë këtë protestë, këtë nuk e bëjmë kurrë. Jo, nuk e bëjmë. Sepse unë do bëja një veprim jo moral. Ata që udhëheqën protestën dhe që e udhëheqin, ata ruajtën një lloj, se do të thotë me qenë e po.

Ata donin me çdo kusht që protesta të mos ishte partiake. Se kishin një alternativë. Alternativa ishte që të bashkoheshin të gjitha forcat opozitare. Por atë, bashkimi i forcave opozitare protestën e nxirrte nga shtrati i saj qytetar.

Ashtu, e bënte partiake. Ata nuk e donin këtë.

Nuk kam ndonjë keqkuptim me ta pse nuk e donin. Kështu që ne, të bëjmë protestë për të shuar protestë nuk e bëjmë kurrë. Të jemi të hapur me ty. natyrisht kjo nuk do të thotë që ne s’do të dalim në protesta. Jo.

Ne do të shohim të gjitha variantet por ne e vlerësojmë dhe e çmojmë shumë rolin që ajo po luan dhe ka luajtur.

Nuk mund të ketë ajo një, asaj nuk mund t’i vijë asnjë goditje nga Partia Demokratike.