Piktura e jetes moderne Edicioni XVIII

'Piktura e jetes moderne' Edicioni XVIII
Edicioni XVIII i ekspozitës Onufri 2011 e titulluar "Piktura e jetës moderne" do të vazhdojë të qëndrojë hapur deri më 5 shkurt 2012. "Piktura e jetës moderne" apo kërkimi i modernitetit është një përpjëkje për ta çliruar artin nga klishe dhe formate të ditës të cilat e tipizojnë dhe e kategorizojnë atë. Ky kërkim synon ta vërë atë përballë vlerave universale dhe ta lërë hapur qëllimin e tij. Kurator i ekspozitës është artisti dhe studiuesi Alban Hajdinaj.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë: Klodiana Alia, Arben bajo, Sonilda Bardhoshi, Sotir Capo, Rafael Dembo, Brilanta Kadillari, Sidi Kanani, Jakup Keraj, Shpëtim Kërçova, Dhimitër Kokoshi, Genti Korini, Greta Dhaskali, Guri Madhi, Blerina Muça, Dashamir Myftari, Janaq Paço, Orion Papleka, Kristaq Sotiri, Roland Tasho, Orion Shima, Dhimitër Vangjeli dhe Ergys Zhabjaku. Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe dhënia e çmimit "Onufri" nga një juri ndërkombëtare që GKA do të thërrasë për këtë qëllim.

Galeria Kombëtare e Arteve:
Orari: E martë - E dielë 10:00 - 18:00 E hënë - Pushim


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama