Premiera Legjenda Indiane

Premiera 'Legjenda Indiane'
Në Teatrin e Kukullave do të jepet, më 14 dhe 15 janar, shfaqja "Legjenda Indiane". Vepër e marrë nga Blanche Marvin është në proçes pune në skenën e Teatrit Kombëtar për Fëmjë, të cilën e sjell Regjisorja Enkela Braho. Tema është marrë nga kërkimi i vazhdueshëm i njeriut për të arritur atë që është e mirë, e ndershme dhe e meritueshme. Kultura indiane për fëmijët është intriguese dhe mbresëlënëse. Jo vetëm kaq, por elementët kostumografik, kostumet, flokët me pupla, këngët dhe kërcimet e çojnë imagjinatën e fëmijëve në një botë reale plot me ngjyra dhe ekspresivitet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama