Opera Flauti Magjik ne T.K.O.B

Opera 'Flauti Magjik', ne T.K.O.B
Në datën 19 Janar, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit shfqet opera "Flauti Magjik" për të rinjtë dhe për të vegjlit. "Flauti Magjik", opera gjermane në dy akte e kompozitorit Wolfang Amadeus Mozart, Mbi libretin e Emanuel Schikaneder. Për herë të parë është vënë në skenë, në Vienë më 30 shtator 1791. Zyrtarisht libreti i "Flauti Magjik" është shkruar nga Schikaneder, mason i Lozhës në Vjenë, por duhet pranuar me forcë influenca në çdo varg e letrarit dhe masonit Mozart.

Ai donte që kjo vepër të ishte testamenti i tij shpirtëror. Shumë tepër i gjetur është kuptimi simbolik i veprës për t'ia dedikuar këtë meritë vetëm Schikaneder, sigurisht njeri i teatrit dhe këngëtar i shkëlqyer, me të drejtë interpretues i personazhit të Papagenos dhe jo Taminos. Nga ana tjetër Mozart në finalen e Rrëmbimit nga Saraji transformon historinë romantike në një parabolë të Lessingu-t mbi bujarinë dhe bashkëjetesën njerëzore. Mbi origjinën e "Flautit Magjik" ka shumë legjenda. "Flauti Magjik" është një opera e mbushur me mister, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës.

Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në "Flautin Magjik" ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike. Parë nga jashtë, Flauti Magjik është një opera e ndarë në dy akte, por në realitet është rregulluar brenda të dytit, numri tre, numër i shenjtë për Masonerinë, që është prezent në partiturën muzikore me notat e akordit të trefishtë të uverturës, të përsëritura në aktin e dytë dhe në momentin e hyrjes së Taminos.

I njëjti akt, mbaron me skenën e njëzetë dhe kështu mund të identifikojmë një akt të tretë, të fshehur për arsye të nevojave teatrale në kohën e Mozartit. Në operan "Flauti Magjik", gjen shprehjen e saj më të lartë. Toni popullor dhe komik, sensualiteti dhe solemniteti i shenjtë ndodhin dhe alternohen vazhdimisht përballë vdekjes. Kur arrin kulmi i sensit muzikor dhe shpirtëror, menjëherë ndërhyn një lëvizje e kundërt që pengon lirikën shpirtërore të shndërrohet në romantike dhe seriozitetin solemn të shndërrohet në tragjik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama