Ekspozita e Spahise ne FAP

Ekspozita e Spahisë në FAP
Artisti njekohësisht dhe dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Sadik Spahia ka hapur ekspozitën personale "Nën Trysni" në Galerinë FAP, pranë Universitetit të Arteve. Kurator është Edi Muka dhe kordinator projekti Genc Permeti. Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 20 janar 2012 . Sadik Spahia me këto punime që sjell, kërkon të bëjë një denoncim të ngjarjeve që kanë ndodhur në kohë. Në këtë ekspozitë ka fokusuar eksperiencën njerëzore, ku ka pasur projekte dhe megaprojekte të cilat kanë ndryshuar dhe kanë prodhuar sakrifica njerëzore.

"Nën Trysni" në pamje të parë përballesh me një llojë kaosi të organizuar që i përngjan një laboratori të braktisur, ku dikush duket sikur ka zhvilluar një eksperiment pervers në përpjekje për të ngjizur një qenie të çuditshme, gjysem njeri gjysem përbindësh. "Nen Trysni" nuk konsiston në një objekt artistik, por në një hapësirë të konceptuar dhe të transformuar në një punë arti. "Nën Trysni" nuk është një reflektim mbi të kaluarën, por një thirje për të tashmen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama