A Show spektakli i fjales nga Adi Krasta

'A Show',  spektakli i  fjales nga Adi Krasta
Adi Krasta kthehet njëherazi me një shfaqje personale në Pallatin e Kongreseve më 18 janar dhe me ciklin "A Show" në ekranin e "Vizion Plus", çdo javë. Sa i përket shfaqjes së 18 janarit, ajo i drejtohet një audience dashamirëse të prezentatorit dhe ka në qendër të saj aksiomën biblike "E para është fjala. Në shumicën e herëve Krasta e ka dominuar me shumë sukses publikun e Pallatit të Kongreseve si në rastin e intervistës me këngëtarin italian Don Backy, në një nga festivalet e fundvitit të drejtuar nga ai. Shfaqja në Pallatin e Kongreseve, por edhe cikli televiziv i pagëzuar nën titullin "A Show", ka në thelb të tij bisedën dhe të ftuarit që kanë dëshirën të qëndrojnë në të folurën e hapur dhe me përmbajtje. Por sigurisht që nuk do të mungojnë edhe elementet e spektaklit.

Fakti që një nga prezentatorët, por edhe gazetarët më të vlerësuar del përpara publikut për të dhënë mesazhe të rëndësishme, bën që kjo ngjarje e parë për këtë vit të tërheqë jo pak vëmendje. Produksioni i shfaqjes "Theatre International" e ka përcaktuar konceptin e shfaqjes si "minimal-shik" dhe ndërtimin skenografik si një "teatër të vogël, brenda teatrit të madh". Shfaqja e 18 janarit do t'i paraprijë ciklit televiziv dhe në një farë mënyre është një mundësi për të shijuar pak nga ajo çka do të vijojë për 14 puntata. "A Show", përveçse një dëshirë për të ndarë ca gjëra mes miqsh, është edhe një kënaqësi krijuese.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama