Kaligula e Kamys ne Teatrin Kombetar

'Kaligula' e Kamys ne Teatrin Kombetar
Në datën 4 dhe 5 shkurt, ora 19:00, në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar në Tiranë, do të shfaqet drama historike "Kaligula' e Albert Kamys. Kjo dramë, pjesëmarrëse në Festivalin Teatror të të Rinjve 2011, është vënë në skenë nga regjizorja e re Esmeralda Stafa. Roli kryesor, ai i Kaligulws, luhet nga aktori i ri Eni Shehu, i cili u pëlqye dhe u vlerësua nga juria e Festivalit Teatror të të Rinjve me çmimin "Aktori më i mirë". Në këtë pjesë të Kamysë, Kaligula i shpartalluar nga trishtimi për vdekjen e Druziles (motra dhe dashnorja e tij njëkohësisht) kërkon të pamundurën, ndjesi kjo, pjellë e pushtetit delirant.

Ai vendos të marre në dorë vetë fatin e tij, të sfidoje gjithësinë. Në këtë pikëpamje ai tërheq qëllimisht mbi vete mallkimin e perëndive duke dashur që fuqia e tij t'ia kalojë asaj të krijuesit. Kënaqësia çnjerëzore e shtyn Kaligulen të marre gjithmonë limitin e asaj çka është përtej normales.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama