Emigracioni shqiptar permes objektivit te Tashos
                
                
                    
                        -  Botuar: 14 vite më parë
 
                        	
  							
                        - Shkruar nga: 
 
                        
                    
                 
                
                Nga data 26 deri në 31 mars, ora 19:00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Ambasada e Greqisë në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare dhe në kuadrin e Pranverës Greke të Kulturës në Shqipëri, do të mbajë të hapur në sallën e madhe të ekspozitave të këtij institucioni një ekspozitë të fotografit shqiptar Roland Tasho.  Tema e kësaj ekspozite është emigracioni shqiptar në vendin fqinj dhe do të jenë të ekspozuara fotografi të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi.