Ekspozite ne Muzeun Historik Kombetar

Ekspozite ne Muzeun Historik Kombetar
Deri në datën 1 prill, në Muzeun Historik Kombëtar, do të qëndrojë e hapur ekspozita e titulluar "Libri:Urë e kulturave". Kjo ekspozitë është hapur në kuadrin e Pranverës Greke të Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës. Ekspozita i ofron publikut të kryeqytetit një vitrinë me përkthime të letërsisë greke në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Qëllimi i kësaj ekspozite, ashtu si edhe i gjithë "Pranverës greke", është shkëmbimi i pasurisë kulturore mes dy vendeve. Gjatë një takimi me mediat, ambasadori grek Nikolaos Pazios u shpreh se, nga sa ka parë tregun e librit shqip, letërsia moderne greke është shumë e paktë. Vendi fqinj paraqitet më së shumti me veprat e antikitetit, ndërkohë që në Greqi letërsia shqipe përfaqësohet më së shumti nga autorët Ismail Kadare e Dritëro Agolli. Sipas Pazios, kjo ekspozitë do të ndihmojë në njohjen e ndërsjellë.

Orari: Paradite 10:00-12:00;
Pasdite 17:00-19:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama