Black Box i piktorit Leka ne Zeta

'Black Box' i piktorit Leka ne 'Zeta'
'Black Box', kutia e zezë e qenies, titullohet ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka hapur në galerinë “Zeta” në kryeqytet. Në këtë ekspozitë Leka i rikthehet diskutimit mbi qenien. Se çfarë kupton me qenie piktori e shpjegon në një tekst të shkurtër kuratorial, që shoqëron ekspozitën, ku thuhet se qenia nuk është gatuar vetëm nga balta, por edhe nga zjarri. Nuk i përket vetëm tokës, por edhe qiellit. Ruan në memorie qiellin si banesë të parë dhe tërë kohën tenton të shkojë drejt tij. Tenton të kthehet aty ku u ngjiz.

 Tenton të humbë gravitet e të ngjitet, por bie, nuk mbahet. Qielli nuk e mban. Qenia është mësuar me rënien. Bie dhe thyen hundët në baltë. Shkërmoqet. Thërrmohet në heshtje. Sipas Lekës ekspozita e një krijuesi është Black Box, kutia e zezë e qenies. Ai e hap sepse do të shoh në errësirën e thellë brenda vetes, por dëshiron të ketë edhe publikun si dëshmitarë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 5 shkurt. Galeria “Zeta” ndodhet në Rrugën "Abdyl Frashëri" dhe është e hapur nga e hëna në të shtunë, ora 09:30-14:00 dhe 17:00-20:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama