Spanja sipas Velos ne DidArt

Spanja sipas Velos në 'DidArt'
Arkitekti dhe piktori Maks Velo ka hapur në galerinë “DidArt” në Tiranë një ekspozitë me përshtypjet e tij rreth Spanjës të hedhura në piktura dhe skica, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 30 janar. "Andaluziania", "Peizazh", "Lufta me dema" janë vetëm disa nga pesë ciklet e punimeve që Velo ka ekspozuar në këtë galeri. Falë një rezidence njëmujore në Spanjë, gjatë së cilës ai vizitoi Madridi, Barcelona, Malagën dhe Granadën, Velo realizoi rreth 120 punë, si vizatime, piktura etj, një pjesë të të cilave janë ekspozuar tani në "DidArt". Lufta me dema, peizazhet, ku ndërthuret mes kaltërsish qielli dhe deti, e verdha e vjeshtës, por edhe nudo, gjithçka që i ka bërë përshtypje dhe ka tërhequr syrin Velos, e ka nxituar piktorin ta fiksojë në art. Galeria “DidArt” ndodhet në rrugën “Islam Alla”, Nr.3.

Celular: +355 69 40 80 692

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama