Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

flamuri shqiptar ka bere xhiron e botes gjate gjithe dites se djeshme. Ne faqet online, por edhe ne youtube, shqiptaret kane postuar festimet e tyre per 100-vjetorin e Pavaresise, ne vendet ku ndodhen si emigrante. Eventi i pagezuar “100 vjet! Gezuar Shqiperi!” Ne Shtetet e Bashkuara, me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise, tabelat elektronike ne sheshin Times Square ne Manhattan do te shfaqin flamurin shqiptar dhe ne shesh do te jepet nje koncert me kenge dhe valle shqiptare.

9 nga 17

Keto dy dite, ne Vlore jane shpallur edhe disa gara jozyrtare, ku iniciatore ishin vete manifestuesit neper sheshe, me parakalime hiperbolike. Ndersa me 27 nentor ishte “konkursi” mes improvizimeve dhe imitimeve te Ismail Qemalit e Isa Boletinit, dje gara zhvillohej mes krahinave, secila prej tyre kishte sjelle ne Vlore diçka mbreselenese. Me shume vemendje eshte ndjekur grupi i gjilanasve qe udhetonin me kuaj permes rrugeve te Vlores; grupi i Presheves qe shpalosi nje flamur gjigant mbi kokat e manifestuesve; grupi i kembesoreve nga Shkupi te pikturuar ne krejt trupin kuq e zi, grupi i Prishtines me çiklistet e vjeter; grupi i motoreve “Still Wings” nga Tirana, grupi i valltareve te Durresit etj. Ne vemendje te qytetareve mbeti edhe nje grup nga Lura e Dibres. Simbolikisht u pelqente te thoshin se ishin “300 kalores”, pavaresisht se ngjanin me shume ne numer, si dhe ishin te shoqeruar me gra dhe femije. Per te ardhur ne qytetin e flamurit kishin udhetuar me 10 autobuse per gati 20 ore, per shkak te rruges se veshtire te zones se thelle te Lures. Ne duar mbanin portretin e Dom Nikolle Kaçorrit, njeri nga firmetaret e Pavaresise. “Dom Nikolla eshte nga Lura, e perkujtuam ne vendlindje dhe tani do ta nderojme edhe ketu ne Vlore, mes miqve te tij te Pavaresise”, thane Sami Koçeku, Ali Kaci, Hamit Skana, qe dallonin ne krye te grupit te lurasve.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama